Kërcënohet gjinekologu në Vlorë, i hedhin benzinë në shtëpi

Një person ka hedhur një bidon me benzinë tek banesa e një mjeku në qytetin e Vlorës. Gazetari i “Panorama” raporton se zjarri është tentuar t’i vihet banesës së mjekut gjinekolog Bejkush Shehu.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar. Personi është shoqëruar menjëherë në Polici dhe nuk raportohen dëme materiale deri tani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*