Lida Shosha, mjeke kirurge
?Prej vitesh politika shëndetesore të ceketa,gjysmake, të gabuara, të drejtuara jo për të përmirësuar sistemin ,po për të pasuruar një grusht njerëzish qe drejtuan ministritë, të paafte të bënin ndryshime thelbësore ,jetike për jetën e shtetasve të vet, kanë pasoja të parikuperueshme.
?Prej vitesh ministritë u drejtuan nga politikanë qe sdinë ç’ështe respiratori, mekanik, ekonomistë, muzikantë,peng na mbeti që nuk vunë dhe nje berber.
?Prej vitesh nuk u bë asgjë në edukimin dhe trajtimet bashkohore në mjekesi në botën e zhvilluar, që ecën me ritme maramendëse, specializime të sponsorizuara nga shteti, që armata e mjekëve te eci bashkë me aritjet e kohes në mjekesi, por mjeket u lane ti bënin ballë vete sfidave të profesionit me harxhet e tyre.
?Prej vitesh mjekët u lanë me përparese të shqyera, me dinjitet te përdhosur me rroga qesharake, turpëruese, sepse sistemit i leverdiste që mjeku te shihte duart e pacientit, paret duhet të shkoni tjeterkund, ne tendera fantazma, ppp gjysmake, në xhepa drejtuesisht që shfrytëzuan karigen e pushtetit jo për qytetarin, po për vetveten, shkuan tek administratat e militantët partiakë, të pashkollë, që nuk kane as një të mijten e investimit të një mjeku.
?Prej vitesh investimet e pamjaftueshme në mjekesi ,do nxirnin zbuluar sistemin në përballimin e katastrofave aksidentale,natyrore epidemive e pandemive, qeverite duhet te kthejne sytë të kuptojnë , qe nje spital vlen me shume se nje tunel, nje spital vlen me shume se nje rruge 2 km, 40 milione euro….pare kolosale në xhepa pushtetaresh . Se po vdiqen njerëzit në ato, rruge le të parakalojne kafshet.
?Prej vitesh *Mjekesia* ky ishull i braktisur u mol si lopa që i thithin jo vetem qumështin por dhe gjakun, tani eshte lodhur ,sfilitur renuar në kufijtë e mbijeteses.
?Prej vitesh i kemi kosideruar shërbëtore jo profesionistë të shëndetit.
?Prej vitesh kemi derdhur oqean ofendimesh,poshtërimesh,mallkimesh në familje e femije te stafeve mjekësore. .
?Prej vitesh kemi ngritur dorën, ushtruar dhunen, kundër mjekut, infermierit, sepse jetojme në nje vend ku mund te rish, me ditë,javë, muaj e vite me simptoma në shtepi, po kur shkon ne spital do të shërbehet urgjent, por populli haron që kaq jane kapacitetet, kaq shtreter ka, e do të shërbehet dhe nëpër koridore si kudo nëpër botë në mbingarkesa të papërballueshme nga kapacitetet egzistuese në inferstrukture, mjek e staf mbeshtetës infermieror.
? Të Mësohemi dhe te edukojmë veten të presim , po do presim për shërbim në spitale në varesi të prioriteteve që kanë pacientët më rëndë, te respektomë punën e këtyre njerëzve që e kanë treguar vehten përgjatë historisë, që nuk ju braktisen, aty kanë qene në përballimin e pasojave të konflikteve të armatosura, zjarit, përmbytjeve, tërmeteve , e së fundmi pandmisë së pamëshirshme, që po mer jete qytetaresh, por dhe mjekësh e infermierësh.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve