ISHP, dy muaj pa drejtor

Denisa Canameti

Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh. Midis emrave të shumtë të larguar, pjesë e listës është edhe Arjan Bregu, ish drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Prej dy muajsh ky institucion, është pa drejtues. Burime për Pro Pacientin shprehen se kjo situatë ka sjellë edhe një mosorganizim dhe moskoordinim të punëve brenda institucionit.

Kujtojmë se Instituti i Shëndetit Publik është institucioni më i lartë teknik në fushën e shëndetit publik. Është një institucion nacional nën varësinë direkte të Ministrisë së Shëndetësisë. Detyrat e tij përfshijnë studimin dhe monitorimin e faktoreve të riskut, survejancën e semundjeve ngjitëse, referencën laboratorike si edhe menaxhimin e programeve të vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeve afatshkurtra me natyrë studimore apo promovuese të shendetit është gjithashtu pjesë e aktivitetit të tij. Instituti i Shëndetit Publik luan edhe një rol të rëndësishëm lidhur me trainimin në fushën e shëndetit publik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*