
Në Shqipëri janë rreth 500 raste të reja, gra dhe vajza që preken çdo vit nga kanceri i gjirit, duke e bërë kancerin e gjirit shkakun e parë të vdekjeve nga tumori tek femrat në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes mamografëve lëvizëse premton se do të mundësojë kryerjen e ekzaminimeve në çdo fshat apo qytet, duke ndihmuar në diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit.
‘Ishim sot në zonën e ish-Kënetës, por paralelisht, shërbimi i mamografisë së lëvizshme po ofrohet edhe në Fier. Më pas do të ofrojmë shërbimin në Vlorë, Gjirokastër e Përmet, për ta përmbyllur muajin në Lezhë. Por mamografët e lëvizshëm nuk do të ndalen. Vijojmë gjatë gjithë vitit, në çdo cep të Shqipërisë, duke mundësuar falas rreth 5 mijë ekzaminime në vit’, shkruhet në faqen zyrtare të MSHMS
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve