
Pasi ka kaluar pothuajse një vit, është zbardhur ekspertiza e vdekjes së Aida Cajkës dhe foshnjës së saj. Në shtator të vitit 2016, Aida Cakja ndërroi jetë bashkë me fëmijën në maternitetin “Koço Glizheni” në Tiranë.
Sipas ekspertëve, ndaj nënës së dy fëmijëve, që ndërkohë priste të sillte një të tretë në jetë, nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor. Mjekët e neglizhuan trajtimin e shtatzënës. Cakja u transferua në tre spitale brenda 5 orëve. Gabuan mjekët në tre spitalet që 35-vjeçarja u transferua,” thanë ekspertët e Intitutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka administruar aktin e ekspertizës./ Balkanweb
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve