Emra të rinj në shëndetësi

 

Interesi për emrat e rinj që pritet të vijnë në krye të institucioneve shtetërore është i madh.

Shëndetësia mbetet një nga sektorët që ngjall kuriozitet midis profesionistëve, por cuditërisht edhe te masa.

E ndërsa konkursi për drejtuesit e spitaleve të Tiranës dhe ato rajonale është i hapur, duket se janë përcaktuar edhe emrat e drejtuesve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucioneve në varësi.

Burime për ‘Pro Pacientin’ kanë konfirmuar se në pozicionin e zv/ministrit do të vijë një emër i njohur nga fusha e mjekësisë. Burimet thonë, se bëhet fjalë për një mjeke familje e cila gjithashtu ka mbajtur postin e drejtoreshës në një qendër shëndetësore për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, të njëjtat burime konfirmojnë gjithashtu për ‘Pro Pacientin’ se në krye të Autoritetit Rajonal Shëndetësor, do të vijë një epidemiolog i njohur, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit në një nga  drejtoritë, pranë ARSH-së.

Me datë 7 tetor pritet të bëhen zyrtare emrat e rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*