Ekskluzive/ Rrëfejnë familjarët: Si humbi jetën vajza 16-vjeçare gjatë operacionit

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit B.P. ka ndërruar jetë.

Daja e vajzës, Artjon Shkoza, rrëfen për “Pro Pacientit” ngjarjen e rëndë:

Mbesa ime B.P  është rrëzuar duke luajtur në orën e fizkulturës, ku ka vrarë gjurin.

Para dy javëve doli që kishte dëmtim të miskut te gjurit dhe këputje ligamenti. U interesuam. Në shtet na thanë nuk bëhet. Bëhet me çarje dhe mund të bëhet më vonë, sepse duke u rritur mund të këputet përsëri ligamenti. U interesuam në privat. Lam një takim me spitalin privat dhe mjeku mori përsipër operacionin edhe pse prindërit e kishin vënë në dijeni se nuk mund të bëhej.

Mjeku i ka thënë që në privat ka teknika të reja dhe mund të kryhet operacioni. Vajza duhet të hynte në operacion që në orët e para të paradites së djeshme, por për shkak të disa komplikacioneve të operacioneve të mëparshme, salla është liruar me vonesë dhe vajza ka hyrë në operacion në 7 pasdite. Pas rreth 3 orësh operacion, mjeku ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë. Ndërkohë që nuk e kanë nxjerrë pacienten nga salla për 2-3 orë. Prindërit kanë hyrë me forcë në sallën e operacionit dhe kanë parë mjekët në përpjekje për të rikthyer vajzën në jetë. Vajza ka ndërruar jetë, dhe justifikimi që u është dhënë prindërve është se ka pasur temperaturë të lartë pas operacionit.

Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares.

16-vjeçarja ka qenë pjesëmarrëse tek Gjeniu i Vogël.

One comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*