Dy fjalë për koncensionet

Tritan Kalo, infeksionist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Në një kuptim më të thjeshtë ato janë “Linja kreditimi me interes të lartë” në favor të kredidhënësit, por që në fund të fundit kredimarrësi = publiku, taksapaguesi do të duhet ti shlyej kokër më kokër + interesit…

Jetojmë në “DEMON-KRACI”, PPP-të (Partneritetet Publik-Privat) apo Konçensionet e ndryshme NUKU kanë në thelbin e tyre asnjë element ALTRUIZMI, përpos fitimit si element bazë të krijimit dhe të funksionimit të tyre. Përqindja më e madhe e përftimeve prej marveshjeve të tilla shkon kryesisht në dobi të fituesit të këtyre PPP-ve apo Konçensioneve, përndryshe askush nuk e ndërmirte një nismë të tillë biznesi.

Të mos i ngatërojmë PPP/Konçensionet me Fondacionet Bamirëse. Në një kuptim më të thjeshtë ato janë “Linja kreditimi me interes të lartë” në favor të kredidhënësit, por që në fund të fundit kredimarrësi = publiku, taksapaguesi do të duhet ti shlyej kokër më kokër + interesit, pas përftimit nga shërbimet që i ofrohen përmes këtyre marveshjeve. Të tjera informacione që na ofrohen për to nga “mediat e kazanit” apo jo të kazanit, përftuesit apo para-paguesit e tyre janë thjesht tymnaja mediaktike.

Në këtë kohë interpretimesh të ndryshme, PRO dhe KUNDËR efektshmërisë së PPP-ve apo Konçensioneve jo vetëm në Shëndetësi, UNË si individ çdo gjë e shoh me pak hije dyshimi. Përderisa në fund te fundit çdo gjë vjen nga Buxheti i Shtetit, pra nga xhepi ynë si taksapagues, PËRSE nuk flitet edhe për Shëndetesinë me kontribucione, Modelin Bismark/Modelin Gjerman, si një udhë per ofrimin e saj, POR na u rrokonis koka vetëm me “Shëndetësinë Falas”, apo me “Mbulimin Universal”, apo me “Prit GOMAR të mbijë bar”….ASGJË nuk është falas në BOTË në fushën e Shëndetësisë nëse nuk kontribuon për të, sepse Shëndetësia kërkon investime në burime njerzore dhe infrastrukturë, pra kërkon para për ofrimin e saj.

Edhe para 1990-ës ne të gjithë kontribuonim për të marrë shërbimin shëndetësor, edhe pse thuhej që ishte falas. Kontribuonim nëpërmjet taksimit te fshehtë të pagave tona si në qytet edhe në fshat, me përjashtim të atyre kategorive shoqërore, të cilat mbuloheshin direkt nga Buxheti i Shtetit, POR në atë kohë NE nuk kishim asnjë zgjedhje tjetër përpos Shërbimit Shëndetësor Publik. Si dje edhe sot MVARET se kush kontribuon financiarisht në ofrimin e Shërbimeve Shëndetsore, individi apo kolektivi/shteti për rastet në nevojë. Në këtë mënyrë rritet transparenca si dhe u krijohet mundësija gjithsecilit prej nesh të bëjë zgjedhjen e tij, që të marë Shërbimin Shëndetsor në Privat ose në Shtet bazuar në “Paketën” e kontributeve të tija ose ato kolektive/shtetërore financjare.

That is the fact! That is the Capitalism! Quo vadis Shqipëria ime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*