Dita Botërore e Shëndetit/ OBSH: Mbulimi universal shëndetësor, i rëndësishëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është themeluar mbi parimin që të gjithë njerëzit duhet të jenë të aftë të realizojnë të drejtat e tyrepër shëndet në nivelet më të larta të mundshme.

“Shëndet për të gjithë” ka qenë vizioni udhëheqës i OBSH-së për më shumë se shtatë dekada, si dhe një shtysë dhe mbështetje për organizatat dhe vendet e ndryshme për të shkuar drejt Mbulimit Universal Shëndetësor.

Eksperienca ndër vite ka treguar se Mbulimi Universal Shëndetësor arrihet kur vullneti politik është i fortë. Prandaj dhe OBSH-ja në vitin e 70-të të saj u bën thirrje udhëheqësve në mbarë botën që të përmbushin premtimet e bëra në periudhën e hartimit të Objektivavetë Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në vitin 2015, si dhe të angazhohen për hapa konkrete drejt shëndetit për të gjithë njerëzit. Kjo do të thotë që të sigurohemi që të gjithë, kudo mund të kenë akses në shërbimet shëndetësore cilësore pa u përballur me vështirësi financiare.

OBSH-ja përgjatë gjithë vitit 2018 do të ketë në fokus Mbulimin Universal Shëndetësor nëpërmjet organizimit të shumë eventeve, duke filluar në 7 prill me Ditën Botërore të Shëndetit, nëpërmjet organizimittë shumë bisedave lokale dhe botërore rreth mënyrave të duhura për të arritur “Shëndet për të gjithë”.

Pse Mbulimi Universal Shëndetësor është i rëndësishëm?

Vendet të cilat investojnë në Mbulimin Universal Shëndetësor bëjnë një investim të rëndësishëm në kapitalin e tyre njerëzor. Vitet e fundit,Mbulimi Universal Shëndetësor është shfaqur si një strategji kyçe për të bërë përparime drejt qëllimeve të tjera të lidhura me shëndetin dhe më gjerë. Aksesi për një kujdes cilësor thelbësor dhe për mbrojtje financiare, jo vetëm që rrit shëndetin e njerëzve dhe jetëgjatësinë, por mbron gjithashtu vendet nga epidemitë, zvogëlon varfërinë dhe rrezikun ndaj urisë, krijon vende të reja pune, nxit rritjen ekonomike dhe rrit barazinë gjinore.

Disa vende kanë bërë përparime të dukshme drejt Mbulimit Universal Shëndetësor, por megjithatë gjysma e popullsisë së botës akoma nuk është në gjendje të marrë shërbimet shëndetësore për të cilat ka nevojë. Nëse vendet arrijnë qëllimet e OZHQ-së, më shumë se një miliard njerëz duhet të përfitojnë nga Mbulimi Universal Shëndetësor deri në vitin 2023.

Dita Botërore e Shëndetit do të vendosë në qendër të vëmendjes nevojën për Mbulimin Universal Shëndetësordhe përparësitë që kjo mund të sjellë. OBSH-ja dhe partnerët e saj do të japin shembuj të hapave që duhen ndërmarrë për të arritur këtë qëllim përmes një sërë eventesh dhe bisedash të mbajtura në nivele të ndryshme.

Gjatë vitit 2018, ne synojmë të frymëzojmë, të motivojmë dhe të udhëzojmë aktorët kyç, për të marrë angazhime drejt Mbulimit Universal Shëndetësor.

  • Frymëzoni – duke theksuar fuqinë e politikëbërësve për transformimin e shëndetit të kombit të tyre, duke e paraqitur sfidën si emocionuese dhe ambicioze, si dhe duke i ftuar ata të bëhen pjesë e ndryshimit.
  • Motivoni – duke dhënë shembuj dhe eksperienca të vendeve të ndryshme të cilat janë duke përparuar në Mbulimin Universal Shëndetësor, si dhe duke inkurajuar vende të tjera për të gjetur rrugën e tyre.
  • Udhëzoni – duke siguruar mjetet për dialogun e strukturuar politik mbi mënyrën e përparimit të Mbulimit Universal Shëndetësor në vend, ose duke mbështetur përpjekjet në vendet e tjera (p.sh. zgjerimin e mbulimit të shërbimit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, zvogëlimine pagesave nën dorë).

Tema për Ditën Botërore të Shëndetit është “Mbulimi Universal Shëndetësor–Për çdo njeri, Në çdo vend”, ndërsa slogani është “Shëndet për të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*