Dhuna ndaj mjekëve/”Shëndet +” denoncon vendimin e Gjykatës, reagon MSHMS

Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në QSUT nga mjekët specializantë, ka ardhur edhe reagimi nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në një njoftim për shtyp, ministrja tregon se e mbështet plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”, deklaron ministrja Manastirliu.

Muajin e kaluar është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga familjarët e një pacienti. Gazeta Shëndeti ka mësuar se, agresori i mjekut G.S, I kapur para një jave në tentativë arratisje jashtë vendit, pasi ishte shpallur person në kërkim për “goditje për shkak të detyrës”, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me arrest shtëpie, për rrjedhojë lirim nga ambientet e paraburgimit.

Duket se agresorët jo vetëm që nuk po marrin dënime shembullore, por me masa të tilla nga gjykatat e vendit, po “inkurajohen” për përsëritjen e rasteve./D.C

Ndëshkim shembullor për agresionin ndaj mjekëve?! Ky është vendimi i Gjykatës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*