Dhembshuria e mjekut përmirëson cilësinë e kurimit

Autorët e artikullit janë mjekët: Stefano Alice, Mara Fiorese, Artiola Islami dhe Maurizio Ivaldi – Mjekësia e Përgjithshme, Gjenova (Itali)

“Kam kuptuar që nuk kam, të paktën edhe njëherë, përdorur fjalën dashuri ose dhembshuri”. Kështu shkruan Irvin D. Yalom, duke treguar rrugëtimin që e ka sjellë të jetë një ndër psikiatrit më të njohur të kohës tonë dhe menjëherë  thekson: “Është një mosveprim i madh që unë dua ta ndryshoj”.

Nuk surprizon ky afirmim nga ana e atij që ka kontribuar shumë për të përhapur mes mjekëve vetëdijen e rëndësisë të çështjeve thelbësore për pacientët e tyre, duke nënkuptuar nevojën për të ruajtur një afrim human e solidal të vuajtjes dhe duke nënvizuar si “ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se rezultatet e mira varen nga intensiteti, ngrohtësia, ndjeshmëria e marrëdhënieve terapeutike”.

Ndjeshmëria rrit, në fakt, efikasitetin terapeutik, sepse perceptimi i vuajtjes të pacientit,  e bën mjekun të dëshirojë lehtësimin e saj, duke e shtyrë të reagojë dhe kjo e bën të “dukshme” dhembshurinë e tij.

Përmirësimi i efikasitetit teraupetik është për mjekun motivi i kënaqësisë intime, “dukshmëria” e dhembshurisë e bën të vlerësohet nga pacientët, për rrjedhojë për mjekun është një benefit që rrit autostimën dhe sigurinë profesionale.

Natyrisht ky rrugëtimi virtuoz mund të has pengesa në faktor personal ose social, por është thelbësore që mjeku të bëj kujdes tek ndjenjat e tij të dhembshurisë ose të mungesës së dhembshurisë për atë që po e kuron, sepse Yalon me kujdes nënvizon: “Nëse nuk eksperimentoj ndjenja të tilla përballë një pacienti, ashtë e pamundur që mund t’i shërbej”.

Primati i dhembshurisë në fushën e marrëdhënie të kurimit është fal faktit, se pa të edhe vetë kompetenca profesionale shërben pak.

Pra, mjeku duhet të jetë i vetëdijshëm për ndjenjat e tij dhe të jetë vigjilent mbi reagimet e tij emocionale dhe komunikimet  apo sjelljet e pacienti, të paktën për dy motive:

–          e para është të evitojë që reagimet negative te dëmtojnë ndjeshmërinë dhe për pasojë aftësinë për të kuptuar rastin klinik,

–          e dyta është një reflektim adekuat mbi atë që pacienti ngacmon tek ne dhe kjo mund të jetë në ndihmë për të kuptuar sjelljen e tij, si e mendon dhe çfarë karakteri ka.

Reagimet emocionale në fushën e mjekësisë së përgjithshme

Për mjekun është shumë e rëndësishme të mësojë të kuptoj pikërisht nga reagimet e tij  emocionale çfarë lloj pacienti ka përballë. Mjeku i familjes, në fakt, shpesh gjendet të përballet me sintoma që përfaqësojnë manifestime fizike të shqetësimeve psikologjike.

Shpesh janë sintomat atipike dhe plurimi për të cilët nuk arrihet të gjendet shkaku edhe pas një serie të gjatë ekzaminimesh dhe konsultimesh me specialistët, që shumë herë  pacienti pretendon, ndonjëherë, mjeku pajtohet  si përpjekje për ta siguruar pacientin ose nga frika e nënvlerësimit te  një sintome me të gjithat pasojat e padëshiruara të rastit.

Mjeku i familjes, lufton mes nevojës për të evituar ekzaminime të panevojshme dhe rrezikut për të konsideruar funksionale një sintomë të natyrës organike . Prandaj,  është në veçanti e dobishme që të mësojë të mbledh çdo të dhënë,  që i lejon të njoh pacientët e predispozuar për të shprehur konfliktet psikike në një mënyrë kaq të paqartë.

Shpesh ka të bëjë me persona ku vuajtja shkakton probleme thelbësore (frikë për vdekjen, izolimin, humbjen e kuptimit) ose ndër personale ose të autostimës dhe në një numër të vogël të rasteve ka të bëj me individ me tipare patologjike te personalitetit.

Në çdo rast, janë pacientët, sjellja e të cilëve në mënyrë të pavetëdijshme është për të tërhequr vëmendjen e mjekut ose të familjarëve, janë persona që duan shumë të jenë për mëshirë, për më shumë janë individë të pasigurta dhe paraqesin një tendencë pak a shumë viktimizimi.

Goditja që doktori ndjen ku i sheh ata tek salla e pritjes dhe ndjenja e konfuzionit  që parandien kur i dëgjon e ndihmojnë për të atribuuar kuptimin e duhur  sintomave që i raportojnë.

Është e rëndësishme që mjeku të jetë i mëshirshëm edhe kundrejt vetës dhe kjo nënkupton që të mos ndjehet në faj kur janë sjelljet irrituese  të një pacienti që pengojnë dhembshurinë kundrejt tij.  Duhet nënvizuar që pikërisht nga dhembshuria rrjedhin durimi dhe gjentileca e mjekut.

Përfshirja e “shëndosh” emotive është një ndihmë për profesionin.

Për qëllim didaktik, Yalom ilustron një rast të tijin klinik, që ka të bëj me një grua të re me depresion dhe e mbushur me urrejtje, që po e merrte veten nga një seri operacionesh  kirurgjik për shkak të një kanceri të rëndë.

Krijohen vështirësi marrëdhëniesh, që po ndikonin keq në cilësinë e kurës që u zgjidhën nga psikiatria amerikane pikërisht falë dhembshurisë,  që duke  i lejuar pacientes të hyjë në kontakt me përvojën personale te kuruesit, i lejoi të konstatonte autenticitetin dhe disponibilitetin.

Për mjekun e mëshirshëm, gjithashtu, bëhen përmbushje spontane të informojë pacientin, të fitojë konsensusin, dhe të vëzhgojë linjat e guidës.

Aleanca terapuetike mes mjekut dhe pacientit bazohet mbi bashkëndarjen e ndjesisë së vuajtjes, mbi këtë emocion që bëhet aksion.

Ka të bëjë me një modalitet relacional që është në të njëjtën kohë një bashkëpunim dhe një lidhje emocionale, që është e ndërtuar nga respekti dhe besimi. Pacienti e respekton mjekun dhe ka besim tek ai, por për ta besuar duhet të ndjehet i kuptuar: besimi i pacientit lind, pra, nga ndjeshmëria e mjekut.

Interesi i pastër për pacientin, një përfshirje e shëndosh emocionale, bëjnë mjekun të vendos në praktikë të gjitha rregullat e profesionit pa e kuptuar edhe ai vetë. Ja pse dhembshuria, përtej faktit që përmirëson cilësinë e kurimit, mbron mjekun nga burn out. Dhembshuria ose mungesa e saj informojnë në vetvete stilin e punës të ne mjekëve, diktojnë ligjet e akteve tona profesionale, duke kushtëzuar shumë qoftë raportin tonë me pacientin por edhe atë me kolegët.

Formacioni

Njohja e primatit të relacional të dhembshurisë ka sjellë pasoja të rëndësishme edhe në fushën formuese.

Të favorizosh dhembshurinë për pacientët bëhet një detyrë themelore për shkollat e mjekësisë. Të mësosh të kesh dhembshuri për pacientët, përfaqëson ne mjekët një objektiv të rëndësishëm dhe të pashmangshëm.

Por një gjë duhet të jetë shumë e qartë: nuk mund të edukohet dhembshuria pa edukuar ndjeshmërinë; pa qenë të disponueshëm për tu vendosur në lojë; pa kuptuar që ndjeshmëria mundet më shumë se disiplina.

Docentët që kanë mungesë humanizmi, që janë të pandryshueshëm, pak të disponueshëm, të inklinuar në sarkazëm, pengojnë të krijohet një klimë e qetë e përfaqësojnë një shembull të keq relacional. Nuk mjafton që të jenë: duhet që  që nxënësit të kuptohet, të ndjehen të dëgjuar dhe të kuptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*