DEVOLL / Banorët pa shërbim mjekësor, qendra shëndetësore drejt shembjes

Rreth 200 banorë të fshatit Zagradec në Devoll vuajnë mungesën e shërbimeve mjekësore. Godina që duhej të shërbente si qendër shëndetësore, sot i ngjan një gërmadhe që mund të shembet nga dita në ditë raporton Top Channel.

Kushteve primitive në të cilën ajo ndodhet i shtohet edhe mungesa e mjekut. Banorët tregojnë se jo rrallë u duhet të shkojnë drejt Bilishtit, ndërsa në ditët kur vjen infermieri një pjesë të shërbimeve i marrin në shtëpitë e tyre ose në rrugë.

“S’hyn dot njeri atje. Bredhim nëpër fshat që të masim tensionin”, thotë një gura. “U bën 5-6 vjet në këtë gjendje, që nuk vjen as doktor as infermier”, thotë një tjetër banor.

Përveç mundimit fizik, banorët e Zagradecit përballen me kostot e shtuara të udhëtimit për të marrë shërbimet e shëndetësisë falas drejt qytetit më të afërt./Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*