
Edhe pse shifrat për depresionin ndryshojnë nga viti në vit dhe është cilësuar si situatë alarmi, për ISHP-në kjo nuk do të thotë asgjë. Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, me në fokus shëndetin mendor, ISHP-ja ka shpërndarë një material informues me tematikë “Le të flasim për depresionin”.
Sipas materialit të sjellë në vëmendje, ISHP-ja cilëson se ka vetëm dy studime të Institutit të Shëndetit Publik, që kanë mundur të matin përmasat e depresionit vitet e fundit në Tiranë, bazuar në metodologji të krahasueshme.
Një studim me ndjekje 2012-2016 te një kampion (kohorte) të moshuarish dhe një studim transversal te një kampion të rinjsh të shkollave të mesme i vitit 2013. Materiali përcjell tangent disa të dhëna përmbledhëse të këtyre studimeve. Edhe pse cilësohet si prioritet i rëndësishëm lufta kundër stigmës që rrethon depresionin, rritja e besimit mes komuniteteve dhe profesionistëve, integrimi i grupeve vulnerabël në shoqëri, shtimi i mundësive për një jetë më aktive etj, duket se ky institucion, pra ISHP-ja, i njeh prioritet vetëm në dokumente./ ProPacientit
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve