Çfarë është “Kompleksi i Babait”

Marrëdhënia me babanë ka një ndikim tepër të madh në jetën tuaj si i rritur.

Ajo ka probleme me babin. Ju ndoshta e keni dëgjuar termin më parë, por a është “kompleksi i babit” një gjë e vërtetë? “Kompleksi i babait” është përdorur vazhdimisht për të përshkruar ndikimin që mund të ketë një baba që mungon fizikisht ose emocionalisht në jetën dhe marrëdhëniet e burrave dhe grave.

“Kompleksi i Babait” mund të përfshijë të dyja gjinitë, por shpesh lidhet me gjininë femërore. Ata që e kanë këtë kompleks i karakterizon një gjë e përbashkët: marrëdhënia me babanë nuk u ka ofruar dashurinë dhe mbështetjen që kanë pasur nevojë.

Ky kompleks që sot njihet me termin popullor “daddy issues” përfshin një vështirësi për të besuar burrat dhe për të patur një dëshirë seksuale të fortë e të qëndrueshme për ta.

Në psikologjinë moderne, termi i përshtatshëm për këtë lloj traume është çrregullimi i atashimit.

 Tipet e baballarëve që mund të shpien në problemin “Kompleksi i babait”:

  1. Baballarët që i përkëdhelin fëmijët duke i shpërblyer vend e pavend, çka krijon pritshmëri jorealiste për marrëdhëniet.
  2. Baballarët që nuk janë të pranishëm emocionalisht – ata mund të jenë në shtëpi por nuk japin ngrohtësi.
  3. Baballarët e dhunshëm ose abuzivë: fëmijët e tyre përfundojnë shpesh me një çrregullim të shëndetit mendor.
  4. Baballarët kontrollues dhe toksikë: Janë të përfshirë së tepërmi në jetën e fëmijëve.
  5. Baballarët vazhdimisht të stresuar dhe ankthiozë: Kjo e ul besimin e fëmijës tek babai. Në moshë të rritur, vajza mund të bëhet rebele dhe ndoshta, depresive.
  6. Baballarët që varen fizikisht nga fëmijët e tyre: Një fëmijë që rritet duke u kujdesur për një baba që nuk kujdeset dot për veten mund të jetë më i lehtë për t’u shfrytëzuar nga të tjerët.

Nëse keni vështirësi për t’u besuar ose për t’u përkushtuar ndaj burrave, nuk jeni në gjendje të arrini afërsinë, keni nevojë për shumë siguri nga një partner, ose në thelb po luftoni për të krijuar një intimitet të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm me të tjerët, kërkoni mbështetje nga një profesionist i shëndetit mendor.

Terapia e bazuar në lidhjet mund të jetë veçanërisht e dobishme. Fillimisht e fokusuar në ndërtimin e një lidhjeje besimi me terapistin, terapia e atashimit i ndihmon pacientët të rishikojnë fëmijërinë ku për herë të parë u ndjenë të lënduar, të refuzuar ose të braktisur. Më pas ata mësojnë të riformulojnë narrativën e tyre, në një farë kuptimi duke “ri-prindëruar” veten me dashurinë dhe pranimin që u ka munguar në jetë.

Terapistët që specializohen në trauma janë të trajnuar për të punuar me pacientët për të hyrë në pjesën e trurit që ka përjetuar trauma. Duke përdorur terapi somatike dhe EMDR, përveç terapisë së bisedës, terapistët e traumës i mësojnë pacientët të largojnë vëmendjen nga mendimet e tyre, drejt emocioneve dhe ndjesive trupore që janë të pranishme në këtë moment. Kjo qasje mund të ndihmojë në çlirimin e ndjenjave negative, si zemërimi dhe zhgënjimi, që mund të mbahen në të gjithë trupin për periudha të gjata kohore.

“Nuk është kurrë vonë për të punuar me një terapist. Në terapi mund të mësoni të ndryshoni rezultatin e përvojës së kaluar. Në çdo moment – dhe me ndihmën e duhur – ju mund të mësoni se çfarë nevojitet për të qenë në një marrëdhënie më të shëndetshme me veten dhe të tjerët në jetën tuaj”, thonë studiuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*