Raportime

Skandal/ MSH jep këshilla për të nxehtin, pacientët e QSUT-së freskohen me copa kartonësh

Elona Tereziu / Shendeti.com.al ...Kisha menduar të bëja nja dy-tre foto t’ia çoja kryeministrit, t’i tregoj se ç’është Rilindja, por më mirë që erdhët ju! Kemi ardhur për t’u shëruar, por po sëmuremi më keq. Djersitemi, lagemi e thahemi prapë. Ditën me kompresa, natën pa gjumë…! Ky është makthi i pacientëve të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, të cilët ...

Read More »

18-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit, në hetim mjekja

Një kirurge e spitalit të Elbasanit do të hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një 18-vjeçareje. J.K, 43 vjeçe do të hetohet për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi K.I, 18 vjeç kreu një ndërhyrje kirurgjikale, dhe ndërroi jetë pak pas operacionit. Kanë qenë familjarët e saj që kanë bërë kallëzimin pasi dyshojnë se shkak i vdekjes së saj ...

Read More »

Një insekt i rrallë tremb pushuesit, kërkohet ndihma e ekspertëve të huaj

Riselma Telo Kohët e fundit po kthehet në makth për pushuesit në zonat bregdetare një lloj insekti i quajtur simulid, që fillimisht u deklarua se ishte një lloj i ri mushkonje. Por, në ndryshim nga mushkonjat, që zhvillohen në ujërat e ndenjura, ky lloj insekti rritet në ujërat e rrjedhshme. Këto lloje insektesh ushqehen zakonisht nga gjaku i gjitarëve, përfshirë ...

Read More »

Video/ Zjarr në një kompani mbetjesh riciklimi spitalore në Arbanë

Një zjarr ka përfshirë një kompani riciklimi të mbetjeve spitalore në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Ngjara mësohet të ketë ndodhur në fshatin Arbane në Tiranë, rreth orës 4:50 të mëngjesit të sotëm. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nën kontroll flakët pas 2 ...

Read More »

Skandal/MSH këshilla për të nxehtin, spitalet në thatësirë, pa ujë

Blertina Koka Ashtu siç ishte parashikuar nga shërbimi meteorologjik, në ditët e para të  korrikut, temperaturat kanë shënuar deri në 40 gradë Celsius. Përballë një situate të tillë, të parashikuar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos abuzojnë me konsumimin e ujit të pijshëm, pasi do të ketë kufizime. Kufizimet ...

Read More »

Ambulanca shkon në ndihmë të familjarëve të mjekut të vrarë, por s’ndizet se s’ka karburant (Video)

Një incident aspak i këndshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër gjatë kohës që ka ndodhur vrasja e një mjeku. Ambulanca që u kishte ardhur në ndihmë familjarëve të Ilir Aliaj nuk ndizej, e për pasojë është dashur që policë dhe banorë të lagjes “Qemal Stafa” të shtyjnë mjetin. “BalkanWeb” mëson se shkak është bërë mospasja mjaftueshëm e karburantit, ...

Read More »

I nxehti afrikan, këshilla nga Ministria e Shëndetësisë si të përballoni temperaturat e larta

Dita e parë e muajit korrik është parashikuar si dita më e nxehtë, ku termometri shënon deri në 40 gradë celcius. I nxehti i këtyre ditëve po quhet si ‘i nxehti afrikan’, çka edhe sjell pasoja në shëndetin e të moshuarve, grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë. Për të përballuar temperaturat e larta dhe shmangur pasojat e rënda të këtij të ...

Read More »

Higjiena e furrave të bukës, si rrezikohet shëndeti i qytetarëve

Bisedoi: Elona Tereziu Nuk duhet të shqetësohemi vetëm për bukën me ngjyrues dhe nivelin e ulët të proteinave që gjendet në të. Një “vrasës” për konsumatorin janë edhe kushtet higjienosanitare të furrave të bukës. Vetë mjekët ngrenë alarmin duke deklaruar që nëpërmjet kontaminimit buka bëhet përcjellës për një sërë sëmundjesh, virusesh e infeksionesh, deri në shpërthime epidemish në popullatë, ndonëse ...

Read More »