Lajme

Analizat tumorale, kosto e shumëfishtë për xhepat e pacientëve

Denisa Canameti Në QSUT nuk realizohen analizat më të domosdoshme për të vendosur diagnozën e pacientëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundje tumorale. Problematike për sëmundjet tumorale mbetet mosmarrja në ngarkim diagnostik dhe trajtimi sipas standardeve më të mira për këto sëmundje. Mungesa e kiteve diagnostike(materialeve për vendosjen e diagnozës), përbën një nga problemet që vështirëson punën e mjekëve si ...

Read More »

Sëmundjet e zemrës shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve në Shqipëri. Mjekët: Fëmijët të rrezikuar, po ushqehen keq

Denisa Canameti Sëmundjet e zemrës shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve në Shqipëri. Mjekët: Fëmijët të rrezikuar, po ushqehen keq Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve, duke zënë vendin e parë si shkak i të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Në vendin tonë ka një rritje të ...

Read More »

Shifra alarmante/ Të rinjtë shqiptarë po vdesin nga tumori. Mjekët: E ardhmja katastrofë

Mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes, nëse nuk rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, nuk frenohet duhanpirja dhe nuk ulet ndotja në mjedis. Prevalenca për mijë banorë më të sëmurë më kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70 për qind gjatë dekadës së fundit në Shqipëri, sipas të dhënave spitalore, të ...

Read More »

Pas prishjes së aparaturave, spitali i Fierit mbetet dhe pa medikamente. Mjekët: Ampula nuk bëhemi dot!

Denisa Canameti Pacientët denoncuan dje prishjen e aparatit të grafisë në spitalin e Fierit. Sipas tyre grafia ka 10 ditë që nuk punon dhe nuk thuhet asgjë se kur do të vihet në funksion. E kontaktuar nga Pro Pacientit, drejtoresha e këtij spitali Bruna Cami, konfirmoi prishjen e aparatit por theksoi se në urgjencë puna mbulohet normalisht. Fill pas këtij ...

Read More »

Mbështetja e shtetit për të sëmurët me kancer? Statusi “invalid”!

Denisa Canameti “Fat dhe lekë! Nëse këto të dyja mund t’i kombinosh, ia del të fitosh në luftën kundër tumorit.  Shteti? Të jep në dorë statusin e invalides dhe të hedh në rrugë”. Kjo është eksperienca që sjell Greta, 21-vjeçarja e diagnostikuar me tumor në këmbë që në moshën 15-vjeçare. Ja ka dalë ta izolojë sëmundjen falë investimit të jashtëzakonshëm financiar ...

Read More »

A ekzistojnë firmat e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore?!

Denisa Canameti Spitali Rajonal i Fierit ka qenë disa herë në qendër të investimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Investimi i fundit ishte projekti i protezave ortopedike falas.  Përmirësimi i infrastrukturës dhe mbulimi me materiale mjekësore u duk se do të përmirësonte cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Vetë ministri i Shëndetësisë në atë kohë, Ilir Beqaj u shpreh se plotësimi i kushteve ...

Read More »

Spitali i Traumës, 1000 urgjenca në javë

Denisa Canameti Numri i pacientëve që presin mjekët e urgjencës së spitalit të Traumës janë rreth 150 në ditë. Pra, rreth 1000 pacientë në 7 ditë që ka java. Kjo bën që personeli shëndetësor i këtij spitali të punojë mbi kapacitetet. Spitali Universitar i Traumës, prej 25 vitesh është një nga spitalet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ka shërbyer si ...

Read More »

Osteoartriti, faktorët e riskut dhe mënyrat e parandalimit

Nga mjekja reumatologe Julia Kollçaku Osteoartriti është sëmundje e sistemit kockor që karakterizohet nga dëmtimi i kërcit kockor. Ndodhin dy procese: inflamacion dhe degjenerim. Prandaj ka një përhapje shumë të gjerë si sëmundje. Është një sëmundje që ka një progresion të ngadalshëm dhe kap moshën mbi 50 vjeç. Kjo nuk do të thotë që nuk preken edhe moshat e reja. Ka ...

Read More »

Alergjia nga gluteni dhe sëmundja celiake, si t’i kurojmë

Mira Xhixha, alergologe pranë Qendrës së Specialiteteve nr. 3, Tiranë Gluteni është proteina e cila i jep formën dhe elasticitetin strukturës së drithërave (në gjuhën latine Glu-ngjitës). Gluteni prezantohet si një proteinë komplekse e cila ndodhet në shumë lloje drithërash dhe nënproduktet e tyre, si buka dhe brumërat nga mielli i grurit, thekrës, elbit etj. Produktet të ndryshme ushqimore të ...

Read More »