Lajme

Shpallen kompanitë fituese të koncesionit të katërt në Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik konsorcumin mes një kompanie shqiptare me 100 mijë lekë kapital-Labopharma, kompanisë franceze Exalab dhe një kompanie të panjohur holandeze. Ministria e Shëndetësisë shpalli bashkimin e kompanive Labopharma sh.p.k, Exalab France dhe AB Laboratory Solutions B.V me seli në Holandë fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik, vlera e së cilit parashikohet t’i ...

Read More »

Denoncim/ Fondi vonon barnat për të transplantuarit

Mungesa e barnave në spital është një nga problemet që artikulojnë më shpesh pacientët. Veçanërisht të sëmurët kronik janë më të prekurit nga mungesat e vonesat e herëpashershme. Shoqata e Pacientëve me Hepatite sjell në vëmendje vonesën e barnave për të transplantuarit. Kryetari i kësaj shoqate Partizan Malkaj në një koment të shkurtër ka folur për mungesën e seriozitetit të ...

Read More »

Pse shteti nuk e kontrollon dot cilësinë e barnave?!

Ardiana Capi, farmaciste Nёse pyesni shqiptarёt ç’mendojnё per barnat, do t’ju thonё dy gjёra: e para qё mungojnё sistematikisht nё spitale (shpesh edhe nё farmaci nuk gjendet mё i njёjti bar me tё cilin fillon kurёn) dhe e dyta, qё nuk janё tё sigurta! Po pse ky perceptim? Le tё gjemё pse-tё! Nё Shqipёri konsumojmё barna tё importuara dhe barna ...

Read More »

Mungon medikamenti jetëshpëtues për nënat e reja

Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, tanimë drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, denoncon mungesën e  medikamenteve në maternitetet e Tiranës. Sipas tij aktualisht në maternitet mungon “Oxitocina” që siç e përshkruan është jetëshpëtues për nënat e reja. “Në maternitet mungon Oxitocina, medikament jetëshpëtues për nënat e reja. ...

Read More »

Të verbërit protestojnë para Parlamentit, kërcënojnë me bojkot

Të verbërit bashkë me disa persona me aftësi të kufizuara nga i gjithë vendi kanë protestuar për dy orë para Parlamentit, për t’i bërë thirrje qeverisë që të përmbush premtimet e pambajtura. Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, tha se qeveria duhet të rrisën në masën 10 për qind pagesën e paaftësisë si dhe t’i kthejë borxhin kësaj ...

Read More »

“Në djall koalicioni e zgjedhjet, këta po na vrasin!”

Nga Mentor Kikia Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet. Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me hormone. Më foli ...

Read More »

Biznesi që lidh Vilma Nushin me drejtoreshën e Edi Ramës

Një kompani e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, zonjën Shpresa Bello, ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit. Bëhet fjalë për kompaninë ‘Pegasus’ shpk, e cila pritet që pas pak ditësh të shpallet dhe fituese e koncensionit të laboratorëve. Kompania ‘Pegasus shpk’ rezulton në letra si 100% në ...

Read More »

Abuzoi me tenderat e dializës, pezullohet drejtori i Fondit

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Erjon Manohasën. Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre”. Burime nga prokuroria janë shprehur se Manohasa ka dhënë licencë një spitali për hemodializën, ndërsa në garë ka qenë edhe një tjetër spital. Pikërisht përfaqësuesit e këtij spitali kanë bërë denoncim në polici dhe ...

Read More »

Pacientët e dializës me hepatit C. Dyshohet se edhe personeli mjekësor është i infektuar

Në 2012-n shërbimi i nefrologjisë në QSUT-së doli me disa të dhëna për pacientët e dializës. Në saj të një studimi të kryer nga një mjeke me qëllim mbrojtjen e gradës “Doktor” rezultoi se numri i pacientëve të dializës të infektuar me hepatit C është i lartë. Ky fakt është njohur dhe pranuar edhe nga specialistët e shëndetit të  cilët ...

Read More »

Korridoret e “Traumës” mbushur me mbetje, deri te dorezat e mjekëve

Spitali i Traumës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë të të gjitha reparteve, duke filluar nga urgjenca, shërbimi i imazherisë, blloku operator, reanimacioni dhe fizioterapia. Spitalet e rretheve bëjnë me dije se kanë marrë udhëzime për të minimizuar përcjelljen e rasteve drejt këtij spitali, pasi gjendja është vërtet kaotike. Përpos kësaj gjendje të kuptueshme, ajo çfarë lë për të dëshiruar ...

Read More »