
Bluzat e bardha në QSUT janë të pajisur me një kartë që i lejon ata të futen ne institucion pa paguar 100 lekëshin.
Çështja e pajisjes me kartë vetëm e mjekëve, ka ngjallur debat te infermierët të cilët e kanë ngritur çështjen deri të Avokati i Popullit. Ata kanë kërkuar që edhe infermierët të përjashtohen nga detyrimi për të paguar në hyrje të spitalit.
Megjithatë, duket se paska edhe mjekë që gjithashtu paguajnë për t’u futur në institucion. Sipas një komenti në faqen zyrtare të Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, një mjeke shprehet e habitur teksa deklaron se “Unë s’kam (kartë) dhe makinën e kam personale. Në punë jam në QSUT. Nuk ka karta më thonë. Gjej kartën vetë thonë”.
Duket se brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ca mjekë trajtohen si të “nënës”, e ca si të “njerkës”. Nuk ka një standart për të gjithë.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve