Beqaj prap në SPAK për udhëtimet me biznesmenët që iu dha 100 milion euro PPP

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pritet të thirret sërish në Prokurorinë e Posaçme SPAK lidhur me udhëtimiet që ka zhvilluar me biznesmenin e koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapajn dhe Administratorin e “Sani Service” në Itali dhe Vjenë. Ky veprim vjen pas vendimit që kishte marrë prokurori Edvin Kondili për të mos nisur hetimet për Beqen, por që nuk u pranua nga gjykatësi Erion Bani.

Në pyetje do merren dhe 4 ish-zyrtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike në lidhje me procedurat e logaritjes së sistemit të pikëzimit që zgjodhi fitues bashkimin e kompanive ku bënte pjesë Ilir Rrapaj.

Të 4 këta persona, dy ish-ministrat, zyrtarë të tjerë në ministrinë e Shëndetësisë dhe kompaninë konçesionare “Sani Service”, janë duke u hetuar nga SPAK, pas një vendimi detyrues nga gjykata për të thelluar veprimet hetimore.

Si rezultati i pikëzimit, ashtu edhe kontrata mbajnë firmën e Ilir Beqajt. Në një reagim që bëri në rrjetet sociale, Beqaj i quajti normale udhëtimet e përbashkëta me biznesmenët të cilëve u kishte dhënë një PPP me vlerë 100 milon euro, përmes një procedure të paligjshme.

 “Së fundmi dicka lidhur me udhëtimet e mija jashtë shtetit me “miqtë” e mi Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me siparmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta.

Të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë (në atë kohë nuk ishte ëizzair). Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.

Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E ka njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturar për në Vjenë për një vizitë pune në ANEA (Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara). Bëni një këkrim “ilir beqaj në ANEA” në Google dhe ju del lajmi i asaj vizite. Pse kam qënë dhe me kë kam qënë. Por po e ripostoj. Në maj 2017 nuk kam udhëtuar jashtë shtetit sepse kam qënë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale” shkruan Ilir Beqja, në sqarimin e tij.

 

Burim: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*