Ankesat e qytetarëve tek Rama, kryesisht për shëndetësinë

Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të publikojë komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët, përmes mesazheve, për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Ajo që vihet re është se këto problematika, lidhen kryesisht me sektorin e shëndetësisë. Duket se qytetarët po kërkojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit (si duket) e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.

Në mesazhin drejtuar kryeministrit Rama, drejtuesit e një farmacie shprehin mirënjohjen ndaj autoriteteve shëndetësore për zgjidhjen e rastit të tyre ndërsa shprehen të gatshëm të kontribuojnë në përmirësimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri.

“Përshëndetje z. Kryeministër! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por nuk mund të mos ju falënderoj për atë çfarë bëtë për ne. Me siguri nuk e mbani mend rastin tonë, por në vija të përgjithshme ishte rasti i një farmacie, që prej gati 1 viti endej sa andej këndej për të gjetur të drejtën. Falë interesimit tuaj, znj, Manastirliu dhe këmbënguljes së drejtoreshës së FSDKSH znj. Degjoni, drejtësia u rivendos. Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast për t’ju uruar suksese në punën tuaj të palodhur dhe në çdo rast mbetemi në dispozicion të kontribuojmë në përmirësimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri duke vënë në jetë sado të mundemi dijet dhe eksperiencën e fituar në Itali. Faleminderit”, thuhet në këtë mesazh.

Ky është vetëm një nga mesazhet e publikuara në profilin e Kryeministrit në Facebook.

*Znj. Rudina Degjoni është drejtuesja aktuale e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*