Abuzoi me tenderat e dializës, pezullohet drejtori i Fondit

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Erjon Manohasën. Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Burime nga prokuroria janë shprehur se Manohasa ka dhënë licencë një spitali për hemodializën, ndërsa në garë ka qenë edhe një tjetër spital.

Pikërisht përfaqësuesit e këtij spitali kanë bërë denoncim në polici dhe gjatë hetimeve është parë që drejtori Erjon Manohasa nuk ka zbatuar procedurat.

Manohasa është përfaqësues i PDIU-së në qeveri. Ai e ka marrë detyrën në tetor të 2016, duke zëvendësuar, Vjollca Brahon e cila është bërë zv/ministre tek ministria e Mirëqenies Sociale.

Ky është skandali i dytë që ka përfshirë këtë institucion brenda 2 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*