
A jeni vaksinuar kundër COVID-19 ose jeni ende në pritje të radhës për të marrë vaksinën tuaj? Apo jeni një ndër shumë qytetarët shqiptarë, që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për arsye nga më të ndryshmet?
Përmes kësaj thirrjeje, ne shpresojmë të mbledhim të dhëna dhe përvoja personale që do të na ndihmojnë të investigojmë mbi ecurinë e deritanishme të procesit të vaksinimit në Shqipëri. Ne duam gjithashtu të kuptojmë përmasat dhe arsyet e refuzimit nga një pjesë e popullsisë shqiptare.
Pro Pacientit kërkon të dëgjojë secilin prej jush, që dëshiron të ndajë me ne përvojën e vet të vaksinimit apo arsyet e hezitimit për të marrë njërën nga 4 vaksinat që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1 milion doza nga katër vaksinat që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri janë injektuar te qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Megjithatë, një pjesë e madhe qytetarësh janë ende të pavaksinuar, pavarësisht apelit në rritje të autoriteteve shëndetësore, veçanërisht pas konfirmimit të qarkullimit të variantit Delta.
Pro Pacientit dëshiron t’u garantojë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të aksesohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.
Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na kontaktoni për sugjerime mbi temën apo të dhëna shtesë në adresën e emailit propacientit@gmail.com ose në rrjetet tona sociale Pro Pacientit.
Përgjigjet tuaja i presim deri më 31 Gusht 2021, ora 24:00.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve