A është e sigurt Astrazeneca për moshat mbi 65-vjeç? Bino: Është efektive!

Antarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino tha se nuk ka asnjë problem që vaksina Astrazeneca të aplikohet te moshat mbi 65 vjeç.

“Vaksina Astrazenca do përdoret në të gjitha grupmoshat ashtu si Pfizer.

Shumë e kanë lënë deri në 65 vjeç për nga informacionet e pakta, por të dhënat e fundit nga studimet për të tregojnë që ajo është efektive dhe e sigurt edhe për mbi moshat 65 vjeç”, tha ajo.

Kujtojmë se nesër do të mbërrijnë në vendin tonë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Astrazeneca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*