A do ketë shtrëngim të masave? “Delta” prezent në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton mbledhje urgjente

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot në orën 13:00. Kjo mbledhje vjen një ditë pas konfirmimit se varianti “Delta” i virusit Covid-19 po qarkullon në vendin tonë.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shtrëngojë masat kufizese, apo do të lërë në fuqi masat aktuale dhe thjesht do apelojë për respektim të tyre dhe kryerjen e vaksinës.

Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme përfundoi java e hapur për qytetarët +18 vjeç për t’u vaksinuar dhe sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë kësaj jave janë vaksinuar rreth 70 mijë qytetarë +18 vjeç, ndërsa numri total ka shkuar në 1,138,771 vaksinime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*