Blog Page

Çdo shqiptar ka shkuar tek doktori mesatarisht 3 herë në vit, rriten ndërhyrjet kirurgjikale me 10%

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport me Treguesit e Shëndetit Publik për vitin 2017. Sipas këtij raporti, në vitin 2017, çdo banor në Shqipëri ka shkuar mesatarisht tek doktori 3 herë në vit, ndërkohë që ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital janë rritur nga 5.3 ditë në vitin 2016, në 5.4 ditë në vitin 2017. Numri ...

Read More »

Thirrje publike për t’iu bashkuar nismës për ndryshimin e Sistemit të Referimit për të sëmurët kronikë

Zbatimi i procedurës së referimit me qëllim marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor ka krijuar një barrë shumë të madhe për të sëmurët kronikë. Në kushtet që ky grup i pacientëve ka nevojë për kujdes të specializuar në mënyrë të vazhdueshme, zbatimi i të gjitha hapave për të marrë rekomandime referuese tek mjekët specialistë ka krijuar një kalvar të gjatë ...

Read More »

Mjekë nuk ka, sepse mjekët po ikin

Denisa Canameti Është shqetësuese kur mjekët me përvojë e lënë sistemin shëndetësor herët. Largimi i tyre, nënkupton një humbje të madhe për shtetin (humbje e investimit), për sistemin shëndetësor (mungesë e burimeve njerëzore), për pacientët (mungesë shërbimi). Edukimi i mjekëve është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë, por jo çdo vend mund t’i shpërblejë në mënyrë të barabartë të ...

Read More »

Banka e Gjakut: Jashtë vëmendjes së shtetit dhe … personelit

Banka e Gjakut është e vendosur në një godinë që bën dallimin nga të gjitha godinat e tjera në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. E parestauruar dhe me një pamje mjerane, kjo godinë duket jo vetëm jashtë vëmendjes së instancave shtetërore por edhe jashtë vëmendjes së personelit. Sot, në një vizitë të rastësishme, pamja në këtë Qendër ishte kjo (shiko ...

Read More »

4 vjet që po sorollatemi për një protezë këmbe

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është përdoruesi më i rregullt i rrjeteve sociale. Ndër të vetmit “friendsa” që rrallë ta lë “seen”. Por, kur vjen puna te ankesat e qyetarëve, e vecanërisht ato konkretet, mbeten pa përgjigje. As përgjigje ironike, nga ato ku fajin e ka qytetari që nuk kupton reformën. Publikimet për shëndetësinë, ato që dëshmojnë “rilindjen” e sistemit ...

Read More »

Jashtë funksionit akseleratori i dytë linear

Në pranverën e 2017-s ishte premtuar instalimi i akseleratorit të dytë linear. Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, z. Ilir Beqaj  është shprehur se “Praktikisht, ne kemi vënë një, po kudo mjekët kërkojnë që këto të jenë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë, që unë shpresoj që në pranverë ta vemë në punë, ne na shkon i gjithë investimi ...

Read More »

Vendim/ Krijohet Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Pak ditë më parë, deputeti demokrat Tritan Shehu paralajmëroi se krijimi i Operatorit është “goditje fatale për sistemin shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive”. Çfarë është Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor? Në vendimin e Qeverisë, që hyn në fuqi ...

Read More »

Kopshti “Liri Çomo Pogradec”, atje ku 2-3 fëmijë flenë në një krevat

  Nga monitorimet e bëra deri tani në kopshtet e Pogradecit, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, janë evidentuar problematika të shumta që lidhen me mosrespektimin e standardeve. Kopshti me ushqim “Liri Como”, i cili ndodhet  në qendër te qytetit në rrugën “Rinia”,  frekuentohet cdo ditë nga 113 fëmijë të  cilët janë të ndarë në tri grupe ...

Read More »

E dini si keqtrajtohen të sëmurët me kancer në spitalet tona?!

Denisa Canameti Shëndetësia është një nga sektorët më të diskutuar, pasi çdo qytetar, e ka të pashmangshëm përballjen me institucionet shëndetësore në një moment të jetës së tij. Mangësitë që shoqërojnë këtë sistem bëhen burim debatesh dhe pakënaqësish midis njerëzish të cilët shpesh përdorin rrjetet sociale për të shprehur shqetësimet. Si shprehje e neglizhencës qytetare, lodhjes së tyre apo një ...

Read More »

Urdhri i Ministrisë që ka zemëruar mjekët e familjes, Durrës

Në një letër të përcjellë në adresë të redaksisë së “Pro Pacientit” nga mjekët e familjes, Durrës, shprehet pakënaqësia e tyre ndaj një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilit mjekët e familjes duhet të kryejnë roje nate te Spitali i Durrësit, Urgjenca Pediatrike (nga ora 22.00 deri në 6.00). Mjekët, shprehin pretendimin se e para nuk kanë specialitetin ...

Read More »