
Denisa Canameti
Edhe pse drejtuesit e ri të spitaleve u zgjodhën përmes një konkursi, pa kaluar as viti i parë i punës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duket se shprehet e pakënaqur për drejtimin e tyre në spitale.
Gazeta “Shëndet+” mëson se drejtori i Spitalit Rajonal Durrës, Alban Ramohitaj, nuk do të jetë i vetmi që jep dorëheqjen. Ministrja Manastirliu u ka kërkuar largimin nga detyra disa drejtorëve, arsyet e të cilës janë ende të panjohura.
Alban Ramohitaj, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pas vizitës që ministrja Ogerta Manastirliu bëri në Spitalin e Durrësit, ku deklaroi nisjen e disa investimeve të rëndësishme në këtë spital dhe spitale të tjera rajonale në vend.
Në ditët në vazhdim pritet të ketë shkarkime të reja./ Shendeti.com.al
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve