Universiteti i Mjekësise fiton akreditim 5 vjecar

 

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ka lajmëruar përmes një statusi në facebook, akreditimin e këtij universiteti.

“Universiteti Mjekësisë fiton akreditim 5 vjeçar. Falenderime pa fund për të gjithë, sidomos për studentët dhe pedagogët që përbëjnë shpirtin dhe motorin e institucionit.

Nder, përgjegjësi dhe ndërgjegjësim që kemi ende shumë për të bërë! Urime të gjithëve”, shkruan Gjata në facebook.

Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.

Procedurat e akreditimit vendosin mbi statusin dhe njohjen e institucioneve dhe programeve të studimit për një kohë të caktuar. Akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe te gjitha grupeve të përfshira të interesit siguri se cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përmbushë standardet minimale ndërkombëtare. Njëkohësisht, akreditimi e rrit nivelin e transparencës në tregun gjithnjë e më të paqartë të ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit.

 

Top of Form

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*