Tri javë në intubim, humb jetën 22 vjeçarja nga Korça, mjekët arrijnë të shpëtojnë foshnjën

Një 22-vjeçare, e infektuar me COVID ka ndërruar jetën ditën e sotme. E reja ishte shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa prej tre javësh ishte në intubim.

Ajo ishte bërë nënë vetëm disa javë më parë, ndërsa mjekët ndërhynë në javën e 33 të shtatzënisë për të shpëtuar foshnjën, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të të resë.

Ata e nxorën në jetë foshnjen me operacion cezarian, ndërsa e reja ishte në intubim.

Foshnja, vajzë, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa fatkeqësisht e reja nuk arriti që të njihte fëmijën e saj, pasi COVID-i i morri jetën, pas një beteje të gjatë me këtë virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*