
Spitali Rajonal Lezhë organizon sot trajnim e stafit mjekësor për dhënien e ndihmës së parë BLS & D (mbështetja bazë jetësore dhe defibrilimi), në funksion tē rritjes së cilësisë së shërbimit mjekësor të urgjencës.
Ky trajnim është i pari në llojin e tij në nivel spitalor i çertifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Shoqata Shqiptare e Urgjencës Mjekësore dhe Shoqata Shqiptare për Traumën dhe Kirurgjinë Emergjente.
Në këtë aktivitet trajnohen i gjithë personeli mjekësor (10 mjekë dhe 60 infermierë) që shërben në repartin e urgjencës dhe reanimacionit të spitalit Lezhë.
Ky trajnim është pararendës i simpoziumit shkencor “Shëndetësia në retrospektivë, aktualitet dhe prospektivë” që Spitali rajonal Lezhë organizon me rastin e 50 vjetorit të shërbimit spitalor.
Në këtë simpozium pritet të referojnë personalitetet më spikatura të mjekësisë shqiptare si dhe referues lokalë. Një sallë e veçantë iu është dedikuar edhe studentëve ekselentë të universitetit të mjekësisë.
Kjo është hera e parë që një spital rajonal organizon një aktivitet të këtyre përmasave dhe është tregues i qartë se spitali rajonal Lezhë e konsideron edukimin në vazhdim si parakushtin e përmirësimit të shërbimit mjekësor.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve