Thirrje për artikuj investigativë në fushën e shëndetësisë

Kjo thirrje organizohet nga Together for Life në bashkëpunim me BIRN Albania,  si pjesë e projektit “Luftë ndaj dezinformimit dhe rritje e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë”, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Nëpërmjet këtij konkursi pesë (5) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e shëndetësisë, në bashkëpunim me shoqërinë civile. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në këtë fushë.

Aplikantët e përzgjedhur, të cilët do marrin një bursë prej 1,000 GBP (minus taksën të ardhurave personale), do kenë në dispozicion një periudhë tre mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.

Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, siç janë: takimet e shpeshta me redaktorin, publikimin e tekstit në faqen e Together for Life www.propacientit.al dhe atë të BIRN Albania www.Reporter.al, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.

Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për konkursin. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e rasteve konkrete të mungesës së zbatimit të ligjit, mungesës së aksesit ose cilësisë së shërbimeve ose korrupsionit në fushën e shëndetësisë.

Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, të sugjeruara si prioritare gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar online midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile gjatë muajit Nëntor:

  • Kosto e shërbimeve shëndetësore dhe mungesa e protokolleve të trajtimit;
  • Mungesa e shërbimeve dhe e mjekëve të specializuar në qarqe të ndryshme të vendit;
  • Kufizimi i aksesit të pacientëve me sëmundje kronike (si talasemia, HIV/AIDS, sëmundjet tumorale, etj) në shërbimet shëndetësore gjatë pandemisë;
  • Cilësia dhe aksesi në shërbimet e shëndetit mendor;
  • Aksesi në shërbimet e shëndetit riprodhues për grupet vurnerabël dhe ato në zonat rurale;
  • Korrupsioni në tregun farmaceutik dhe abuzimet me çmimet e barnave gjatë pandemisë;
  • Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në prokurimet publike në fushën e shëndetësisë;
  • Kostot e shërbimeve koncesionare dhe ato të kontraktuara në spitalet private;
  • Impakti i pandemisë së Covid-19 në diagnostikimin e sëmundjeve të tjera;
  • Shkelja e të drejtave të pacientëve.

Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar pranë mediave të tjera apo në profesion të lirë.

Kandidatëve u kërkohet të dërgojnë propozimet e tyre në formularin e aplikimeve, një CV dhe tre shembuj të punës së tyre me email në: office.albania@birn.eu.com

Afati i Aplikimit: 15 Dhjetor, 2020.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datë: 20 Dhjetor, 2020.

Kliko këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu