Të jetosh çdo ditë me kolostomë, kushton shtrenjtë. MSHMS asnjë masë lehtësuese

Denisa Canameti

COVID-19 ka rënduar situatën financiare të pacientëve që jetojnë me kolostomi të përkohshme apo të përhershme! Shumë prej tyre, janë persona të moshuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese, me rrisk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda shëndetësore.

Shoqata e Invalidëve të Punës, ka të identifikuar nurmin e personave të operuar dhe që kanë nevojë për qeset e kolostomës nga të cilët pjesa më e madhe janë femra (kolostomi është një hapje e krijuar në mënyrë kirurgjikale në abdomen nëpërmjet të cilës një pjesë e vogël e zorrës së trashë (kolon) nxirret ne sipërfaqe të lëkurës. Hapja e re, e quajtur stoma, lejon feçet të dalin direkt nga trupi).

Ndërkohë, të njëjtën nevojë paraqesin edhe pacientë të tjerë në të gjithë vendin që vuajnë nga probleme të rënda të zorrës së trashë për arsye të ndryshme shëndetësore ose të shkaktuar nga trauma të ndryshme.

Numri i qytetarëve që kanë nevojë për qeset e kolostomës nuk është i lartë, e për rrjedhojë nuk përbën kosto të lartë financiare për shtetin, ndërkohë që vështirëson jetën dhe situatën financiare të dhjetra të sëmurëve e familjarëve të tyre.

Në Shqipëri, qeset e kolostomës nuk bëjnë pjesë në  paketën higjeno-sanitare e cila rimbursohet nga shteti, e për rrjedhojë këta pacientë e blejnë vetë çdo ditë. Barra financiare për pacientët dhe familjet e tyre është shumë e lartë! Ndërkohë që, shumë prej tyre vuajnë edhe nga patologji shoqëruese shëndetësore si Diabet, HTA, etj.

Këtë vit, ishte parashikuar që mjetet ndihmëse si qeset e kolostomës të futeshin në Listën e re të Barnave të Rimbursueshme, por për shkak të situatës që u krijua nga COVID-19, Lista e re e Barnave nuk është miratuar ende!

Përmes portalit “Pyet Shtetin”, më datë 02/04/2020, shoqata Together for Life ka nisur një Kërkesë për Informacion, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, lidhur me numrin e saktë të pacientëve në nivel kombëtar, që kanë nevojë për qese kolostomie. Ministria e Shëndetësisë nuk ka kthyer asnjë përgjigje për këtë kërkesë.

Më datë 9 prill 2020, shoqata Together for Life (TFL), ka nisur një tjetër Kërkesë për Informacion në adresë të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të pyetur nëse MSHMS ka hartuar paketë lehtësuese për pacientët që kanë nevojë për qese kolostomie, për të lehtësuar barrën financiare gjatë situatës së COVID-19. Sërish, asnjë përgjigje!

Në këto kushte, më datë 23 Prill 2020, TFL ka nisur email pranë Koordinatorit për Informim pranë MSHMS, nëpërmjet të cilit kërkon Kthim Përgjigje.

Shoqata Together for Life, vlerëson punën që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po bën për mbështetjen e të gjitha kategorive në nevojë dhe se po përpiqet të krijojë masa lehtësuese që i përfshin të gjithë.

Ndërkohë, me këmbëngulje kërkon nga ky institucion të vlerësojë mundësinë e ofrimit falas të qeseve të Kolostomës, për pacientët që kanë nevojë, dhe dërgimin e tyre në banesë gjatë kësaj periudhe, ku COVID-19 përbën një kërcënim serioz për ta.

Deri në miratimin e Listës së re të Barnave të Rimbursueshme, ku shpresojmë të përfshihet edhe rimbursimi i mjeteve ndihmëse si qeset e kolostomës, kërkojmë që në planin e masave letësuese të përfshihet edhe kategoria e pacientëve që janë në nevojë për qese kolostome.

“Together for Life” , bazuar në misionin dhe vizionin e saj po jep kontribut në situatën e krijuar nga COVID-19, ku krahas informimit dhe edukimit të popullatës, po punon për të identifikuar shqetësimet e target grupeve të veçanta, si dhe duke i adresuar ato tek institucionet përkatëse për zgjidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu