Alumini te vaksinat mund të shkaktojë autizëm, sugjeron një studim i ri kontroversial.
Fëmijët autikë kanë në tru përmbajtje 10 herë më të lartë në metal se ajo që konsiderohet normale për të rriturit, ka zbuluar studimi.
Alumini përçon membranën që ndan trurin nga qarkullimi i gjakut dhe akumulohet te qelizat që mbajnë nën kontroll temperaturën.
“Ndoshta tani kemi lidhjen mes vaksinimit dhe çrregullimit të spektrit të autizmit, lidhje që përfshin përmbajtjen e aluminit në vaksinë”, thotë autori i studimit, prof. Chris Exley nga Universiteti Keele në Britani.
Shkencëtarët mendojnë se të prekurit nga autizmi mund të kenë ndryshime gjenetike që shkaktojnë akumulim të auliminit, ndërkohë që njerëzit e shëndetshëm janë të aftë ta eliminojnë.
Alumini akumulohet në tru
Studimi nga Universiteti Keele, i publikuar tek revista “Trace Elements in Medicine and Biology”, është i pari deri tani që siguron të dhëna të rëndësishme që alumini është shkaktari i çrregullimit të spektrit të autizmit.
Përmbajtja e aluminimit në indet e trurit rezultoi të ishte jashtëzakonisht shumë e lartë në 5 persona që vdiqën me diagnozë të çrregullimit të spektrit të autizmit, ndër më të lartat të matura deri tani tek qeniet humane.
Përshtati në shqip: Blertina Koka
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve