Specialistja e ISHP: Problemet mendore nga covid – 19 i mbivendosen pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Vështirësitë e krijuara nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë i mbivendosen problemeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Jonida Haxhiu, specialiste pranë ISHP për problemet mendore, tregon se pasojat mendore të covid – 19 i bashkëngjiten pasojave që shkaktuan lëkundjet sizmike në shëndetin mendor.

“Ka qenë një mbivendosje. Në vendin tonë u përjetua një periudhë me disa lëkundje sizmike dhe në zonat më të prekura ka patur më shumë raste me probleme psikologjike që kanë vazhduar edhe në janar, shkurt. Kur situata u qetësua, ndodhi situata e pandemisë, pra i gjeti këta persona të brishtë dhe ishin shumë më të prekshëm. Krijoi një mbivendosje problemesh psikologjike të përjetuara sidomos tek personat që e kanë përjetuar edhe gjatë tërmetit. Në zonat e prekura nga tërmeti ka patur probleme më të mëdha mendore”.

Specialistja tregon se inspektimet e ISHP kanë qenë të përditshme. Haxhiu thekson se është ofruar shërbim falas dhe se të dhënat e publikuara janë update – uar çdo 24 h me të dhënat më të fundit.

“ISHP ka bashkëpunuar në disa nisma me shërbime falas për persona që kanë kërkuar ndihmë për probleme psikologjike, frikës, ankthit të shkaktuar nga covid -19. Ka patur disa linja që kanë ofruar shjërbim telefonik falas, iniciativë për ti ardhur në ndihmë popullatës”.

E pyetur nëse lehtësimi i masave ka ndikuar në rënien e kurbës së telefonatave, Haxhiu shprehet se stresi është evident si në fillim të pandemisë. Me shtimin e rasteve nuk është ulur numri i telefonatave për këshillim.

“Kurba e telefonatave vazhdon të jetë në të njëtat nivele. Njerëzit janë më të lirë, por rritja e shifrave vazhdon të rrisë frikën. Shumë persona nga njëra anë duhet të shkojnë në punë, nga ana tjetër kanë frikën e infektimit për shkak të shifrave të shtuara. Niveli i stresit është evident po aq sa në fillim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu