Skandali: koncesionari i check-up u pagua për mbi 20 mijë persona pa ofruar shërbim

Sa i përket produktit “Persona që përfitojnë check-up”, theksojmë që shpenzimet janë fikse dhe paguhen sipas kushteve koncensionare bazuar në tavanin e numrit të përfituesve të vendosur në kushtet e kontratës koncensionare. Për vitin 2022, kanë përfituar nga shërbimi i check-up-it 454 828 pacientë nga 475 000 të planifikuar sipas kushteve të kontratës. Në këtë rast, pagesa e koncensionarit është bërë për 475 mijë përfitues, pavarësisht se realisht nga shërbimi kanë përfituar 454 828 pacientë, ose 20 182 pacientë më pak.

Ky fenomen po ndodh çdo vit me këtë koncesionar, i cili paguhet nga taksat e shqiptarve për shërbimet që nuk i realizon, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e shëndetësisë.

Gjithashtu duhet theksuar se PPP e check-up, tashmë është nën hetim nga SPAK, por ende nuk ka përfunduar si hetim ndaj nuk kemi rezultate për ndëshkimin e abuzuesve me këtë PPP.

Më poshtë paraqitet performanca e check-up në vlerë sasiore dhe në vlerë financiare (000/lekë) për vitin 2022.

  Kodi i produktit Emërtimi i produktit Sasia fillestare Plani fillestar Sasia e rishikuar Plani i rishikuar Sasia faktike Shpenzimet faktike
  91303AC “Persona që përfitojnë check up” 475,000 876,090 475,000 876,090 454,828 876,090

Këto të dhëna janë pjesë e raportit të prodhuar nga Shoqata Together for Life “Monitorimi i shpenzimeve të sektorit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2022” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy).

 

Burimi:  https://transparency.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*