Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Periudhë më e shkurtër e inkubacionit dhe ngarkesë virale 1,260 herë më e lartë!

Ai “karakterizohet nga konkurrenca e rritur në krahasim me variantet e tjera, në veçanti variantin Alpha, dhe ka të ngjarë që ai të jetë tashmë shumica në të gjithë botën ose është në proces për t’u bërë i tillë”.

Transmetueshmëria e tij më e lartë, “afërsisht 2 herë më e lartë” se “viruset historike dhe se variantet Alpha (afërsisht 40 deri 60% më të transmetueshme), Beta (afërsisht 60%) dhe Gamma (afërsisht 30%)”.

Me variantin Delta, një person i infektuar do të ishte ngjitës dy ditë më herët sesa me llojet e tjera, sipas gjetjeve të një studimi të kryer nga studiuesit në Qendrën Guangzhou për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, të botuar paraprakisht në faqen medRxiv disa dite me pare.

Duke kryer teste të përditshme PCR në një mostër të njerëzve të infektuar me Delta, studiuesit përcaktuan që periudha e inkubacionit, nga 6 ditë mesatarisht me llojin historik, u shkurtua me variantin Delta, në 4 ditë midis ekspozimit ndaj virusit dhe pamjes të simptomave të para. Ata më tej zbuluan se me këtë variant, pacientët kishin një ngarkesë virale “1,260 herë më të lartë” se lloji i parë, duke sugjeruar që ky variant është “shumë më infektues në fazën e hershme të infeksionit”.

Shkurtimisht: shkakton kontaminime të fshehura, para shfaqjes së simptomave të para, çfarë shpjegon shpërthimin e tij global.

  • Dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh, ethe dhe kollë janë simptomat që raportohen më shpesh nga njerëzit e infektuar me variantin Delta.
  • Humbja e shijes ose erës/ nuhatjes është më e rrallë.
  • Tek njerëzit e rinj, tek të cilët varianti është në rritje, sëmundja shpesh duket si një ftohje e thjeshtë ose gastroenterit.
  • Tek te rinjtë kemi simptoma të lehta. Ata vazhdojnë aktivitetet e tyre shoqërore, duke favorizuar pa e ditur përhapjen e variantit, i cili mund të jetë më serioz nëse infekton njerëz më të brishtë.

Për momentin, nuk shihet një vdekshmëri e rritur në krahasim me llojet e tjera, “të dhënat paraprake sugjerojnë një rritje të rrezikut të shtrimit në spital dhe forma të rënda në lidhje me këtë variant krahasuar me variantin Alpha”!

Procesi vaksinimit anti-Covid duhet te vazhdoje. “Me vaksinimin e plote ( 2 doza pra), efikasiteti i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca, por dhe te tjerat, kundër këtij varianti, mbetet i lartë ndaj formave simptomatike dhe shumë i lartë kundër formave të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*