Shifrat/Defektet e lindura në Shqipëri, QSUT dhe sektori privat nuk raportojnë

Denisa Canameti

Në Buletinin e Institutit të Shëndetit Publik, raportohen në shifra rastet me defekte të lindura, të diagnostikuara në lindje në maternitetet e sektorit publik të gjithë vendit tonë ndërkohë që mungojnë rastet e defekteve të lindura të diagnostikuara në Shërbimin e Pediatrisë së QSUT të moshës 0-2 vjeç të fëmijës dhe defektet e lindura të diagnostikuara në sektorin privat.

Prevalenca e DL në vendin tonë për vitin 2017 ishte 14.4 për 1000 lindje. Për arsye të mosraportimit të defekteve të lindura nga sektori privat dhe QSUT, pritet që prevalenca e defekteve të lindura në vendin tonë të jetë me lartë sesa ajo e raportuar deri më tani. Sistemet anatomike shëndetësore më të prekura nga DL janë:  sistemi muskuloskeletal dhe kardiovaskular, përkatësisht me prevalencë 3.49 dhe 3.35 për 1000 lindje.

Hipospadia (anomali e lindur e organeve gjenitale mashkullore) është defekti i lindur më i shpeshtë, me prevalencë 1.17 për 1000 lindje, i ndjekur nga defektet e polidaktilisë dhe sindromit Down, përkatësisht me prevalencë 0.85 dhe 0.83 për 1000 lindje.

 

Raporti

Defektet e Lindura të raportuara në sistemin e survejancës së defeteve të lindura në vitin 2017

Prevalenca e Defekteve të Lindura (DL) në vendin tonë për vitin 2017 ishte 14.4 për 1000 lindje. Prevalencën më të lartë e kishte rajoni i Tiranës dhe i Gjirokastrës, përkatësisht 29.1 dhe 18.2 për 1000 lindje. Prevalenca e DL tek meshkujt ishte 33% më e lartë sesa tek femrat.

Prevalenca e DL tek nënat e moshës mbi 35 vjeç është 25% më e lartë sesa tek nënat që janë më të reja.

Sistemet anatomike shëndetësore më të prekura nga DL janë sistemi muskuloskeletal dhe kardiovaskular, përkatësisht me prevalencë 3.49 dhe 3.35 për 1000 lindje.

Hipospadia (anomali e lindur e organeve gjenitale mashkullore )është defekti i lindur më i shpeshtë, me prevalencë 1.17 për 1000 lindje, i ndjekur nga defektet e polidaktilisë dhe sindromit Down, përkatësisht me prevalencë 0.85 dhe 0.83 për 1000 lindje.

Nevojitet të studiohen shkaqet e ndryshimeve rajonale të prevalencës së defekteve në Shqipëri dhe përmirësimi i raportimit të defekteve të lindura në mënyrë që të zhvillojmë një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe sistematike për të përmirësuar produktin e shtatzanisë dhe për të reduktuar prevalencën e defekteve të lindura në vendin tonë.

Në përfundim të raportit theksohet se: nevojitet përmirësim i raportimit të DL nga sektori publik dhe privat nëpërmjet trajnimeve të stafit mjekësor në spitale dhe në drejtoritë e shëndetit publik në të gjitha rrethet.

Nevojitet të studiohen shkaqet e ndryshimeve rajonale të prevalencës së DL dhe të rritet ndërgjegjësimi i publikut në lidhje me DL në Shqipëri, veçanërisht duke shënjestruar nënat e papuna, ato në moshë madhore (mbi 30 vjeç) dhe me nivel të ulët arsimor, nëpërmjet bashkëpunimit me departamentin e promocionit shëndetësor.

Përmirësimi i raportimit të defekteve të lindura do të sjellë nevojën e zhvillimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe sistematike për të përmirësuar produktin e shtatzanisë dhe për të reduktuar prevalencën e DL, duke i dhënë prioritet politikave për parandalim të DL në të gjithë disiplinat sipas udhëzimeve të OBSH-së dhe CDC në mënyrë që të përmirësohen programet antenatale.

Shënim: Defektet e lindura në vendin tonë janë të detyrueshme për tu raportuar me skedë individuale në bazë të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 157, Dt. 05.03.2009 dhe VKM Nr. 327. Dt. 28.05.2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*