Sherr në spital, grusht infermierit të turnit

Mesnatën e datës 01.06.2017 është dhunuar infermieri i shërbimit të urgjencës në spitalin Rajonal të Beratit. Sipas njoftimit të policisë, infermieri me iniciale A.K, 29 vjeç, është dhunuar dhe ofenduar nga shtetasi A.V, vjeç 46, banues në fshatin Goriçan.

Në njoftimin e policisë nuk jepen arsyet që kanë çuar në dhunën fizike kundrejt infermierit.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe Shoqata e Infermierëve, ku me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook dënon dhunën e ushtruar ndaj infermierëve.

“Vazhdon fenomeni i dhunës ndaj personelit mjekësorë
Një rast tjetër dhune është shënuar sot në spitalin rajonal të Beratit ku është dhunuar një infermier.
Çdo ditë po dënojmë dhunën e ushtruar ndaj infermierëve dhe sërish asnjë masë nuk po merret.
Kur do ndalojë dhuna pasi të dhunohen të gjithë apo pasi të emigrojnë të gjithë?/ Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*