Shëndetësia sipas qytetarëve. Spitalet në Tiranë dhe rrethe në gjendje të mjerueshme

Edhe pse periudha e verës shfrytëzohet për të pushuar, ndërgjegjja qytetare nuk pushon kur bëhet fjalë për shëndetësinë. Të qenët i përjashtuar nga politikat shëndetësore dhe nivelet e tjera hartuese e administruese nuk i demoralizon qytetarët, të cilët bëhen mjaft aktivë për të gjykuar shërbimin shëndetësor, sipas standardit që ofrohet. Kjo realizohet përmes një celulari të thjeshtë me kamerë dhe një portali të lexuar nga masa. Rrjetet sociale janë kthyer në matësit real të perceptimit të njerëzve, pa filtra.

Fotot më të postuara në rrjete sociale gjatë kësaj periudhe, krahas detit (të stërndotur) kanë qenë fotot e spitaleve në Tiranë dhe në rrethe. Evidentohet qartazi cilësia e dobët e infrastrukturës në disa shërbime, ku midis tyre kryeson infektivi.

Shëndetësia përmes blicit qytetar:

Pediatria e Gjirokastrës

Foto e postuar nga Kolegji i Mjekëve Shqiptarë

Spitali i Kukësit, shërbimi i infektivit

Shërbimi i infektivit në spitalin e Kukësit është konsideruar me të drejtë si “njolla e zezë” e spitalit. Edhe pse ishte deklaruar që shumë shpejt do të mbyllej pasi ky shërbim ishte burim infeksionesh, dhe në asnjë moment nuk kryente funksionin e vet në shërbim të qytetarëve, nuk duket të ketë ndodhur kështu. Qytetarët e Kukësit vazhdojnë të marrin shërbim në këto ambiente.

Qendra Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, shërbimi infektiv

Postuar nga Jeta osh Qef

“Shqipëri, 2017/ Shikoni se çfarë bëhet te urgjenca e spitalit infektiv. Mungesa e doktorëve dhe mungesa e krevateve po na bën të presim në radhë për të marrë një mjekim. Dhe për më tepër na mbyllin derën duke na thënë prisni e radhë pa pikë turpi”. Ky është teksti që shoqëron këtë foto denoncuese të mbërritur nga qytetarët.

Foto postuar nga Jeta Osh Qef

Live nga infektivi tek “Nënë Tereza”. Këto janë kushtet e spitalit infektiv. Aty ku higjiena duhet të ishte maksimale, jo vetëm që mungon, por këtu vjen me një virozë dhe ikën me 7 sëmundje! Të sëmurët me viroza në dhoma me të sëmurë me sëmundje ngjitëse që nga Plasja deri tek HIV. Banjat skandaloze, të sëmurët janë njerëz, kanë nevoja personale, në banja nuk shkohet dot. Detyrohen nga halli të shkojnë në tualete lokalesh.

Spitali i Elbasanit, shërbimi i Pediatrisë

“Mirëmëngjesi nga pediatria e Elbasanit. Lagështirë kudo nëpër mure saqë kam frikë se do sëmurem dhe unë e jo fëmija, dyshemetë janë pis, qelbur, në tavolinë ngjitur me krevatin e pacientit janë lënë mbetje spitalore të cilat janë vatra infeksioni. Nuk di ç’të them, më ka ikur mendja. Ky nuk është skandal, ky është krim shtetëror”./ ProPacientit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*