“Doktoreshë Bianka ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT. Me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra evropiane”.
Përmes këtij njoftimi kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mirëmëngjes shqiptarëve.

Por si i janë përgjigjur qytetarët?
“Për çfarë standarti Europian flisni? Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë gratë me dhimbje lindje qëndrojnë nga dy veta në një krevat, aparatura e matjes së rrahjeve të zemrës së bebit mezi punon, atë aparaturë rrangallë e marrin sa te reanimacioni sa te urgjenca. Sistemi i shëndetësisë është ku thërret qameti, duket sikur talleni me këto raportime”, shkruan një nga komentuesit.
Pretendime për mungesë aparaturash dhe shërbimi kanë shprehur disa komentues, por ka ndodhur që komentet negative të fshihen. Kjo situtatë ka mërzitur edhe më shumë komentuesit.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve