Tenderat sekretë dhe të kufizuar në shëndetësi e arsim, si dhe mungesa e transparencës ishin qendra e diskutimeve mes ekspertit të prokurimeve publike dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile në seminarin e organizuar ditën e premte, 28 maj 2021, nga shoqata “Together for Life” në bashkëpunim me Qendrën për Arsim Cilësor.
Nga ana e ekspertit të prokurimeve u shpjegua ligji për prokurimet publike, përparësitë dhe mangësitë, si dhe rëndësia e transparencës për përdorimin e parave publike. Përgjatë seminarit, që vijoi me diskutime të shumta, iu dha përgjigje pyetjeve të ndryshme, si: Cilat janë llojet e tenderimeve? Kur përdoren marrëveshjet kuadër? Çfarë janë tenderat e kufizuar? Kur përdoret dhe kur nuk mund të përdoret shtojca nr.4 në Dokumentet Standarde të Tenderit? Kur justifikohen tenderat sekretë?
Përgjatë seminarit u sollën shembuj konkretë të monitorimit të prokurimeve publike nga ana e shoqërisë civile në shëndetësi dhe arsim, u treguan vështirësitë në marrjen e informacionit, problematikat e nxjerra nga mosdhënia e informacionit dhe parashikimet ligjore. Nga ana e të pranishmëve u theksua rëndësia e transparencës në përdorimin e parave publike si një mjet për të luftuar korrupsionin. Veçanërisht aktivë në këtë seminar ishin përfaqësuesit e orgnaizatave të paceintëve dhe organizatave të profesionistëve të shëndetësisë, duke qenë edhe një sektor më problematik për çështjet e transparencës krahasuar me sektorin arsimor.
Seminari ku morën pjesë 14 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Për më shumë transparencë dhe llogaridhënie në adresimin e korrupsionit nëpërmjet monitorimit të procedurave të prokurimit publik në sektorin e arsimit dhe shëndetësië”, i mbështetur nga Fondacionet Shoqëria e Hapur. Po në kuadër të këtij projekti është realizuar një raport studimor
Seminari u zhvillua fizikisht dhe online duke respektuar masat anti-Covid