Projektligji/ Burg deri në 7 vjet për mjekët

Featured image of article: “Burg dhe për mjekët”, zbardhet projektligji i qeverisë: Kush neglizhon do të dënohet deri në 7 vite

Kryeministri Edi Ramës gjatë ditës së djeshme në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS ka përmendur disa herë fjalën burg. Rama tha se është gati projektligji që do i dorëzohej Kuvendit për disa ndryshime në Kodin Penal, ku do ashpërsohej dënimi për disa vepra penale.

Dosja.al ka siguruar këtë projektligj, i cili tashmë i është dorëzuar Kuvendit dhe pritet që në ditët në vijim të diskutohet në Komisionet Parlamentare.

Faksimile e projektligjit

Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet: “Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistit shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet.

Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/ AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.

Këto ndryshime priten që të diskutohen në Komisonet përkatëse në Komisionet Parlamentare dhe të enjten e ardhshme të votohen në seancën plenare. Rama gjatë prezantimit të ndryshiemve bëri me dije se qeveria është e hapur për çdo disktutim. Më tej Rama tha se kërkesa e tij për prekjen e Kodit Penal kishte ardhur pas një konsultimi me aktorët përgjegjës dhe duke ndjekur praktikat më të mira Evropiane.

(A.B. Dosja.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*