Procesi i vaksinimit në vend/ Flet mjekja: Më shumë kërkesa për t’u vaksinuar, kryesisht studentë

Xhoana Çallaku

Në vijim të procesit të vaksinimit anti-Covid në vend, Gazeta Shëndeti bëri një monitorim të gjendjes së vijueshmëris së vaksinimit pranë Qendrës Shëndetësore në Sheshin Skënderbeu.
Një ndër koordinatoret e stafit mjekësor u shpreh për Gazetën Shëndeti se më shumë nga qytetarët është e kërkuar vaksina Pffaizer, ndërkohë që në vendin tonë aktualisht të aplikueshmë janë vetëm dy vaksina, si vaksina AstraZeneca dhe ajo e CoronaVac.

E pyetur se si po ecën procesi i vaksinimit krahasuar një muaj më parë, mjekja u përgjigj se numri i të vaksinuarve ka ardhur në rritje. Sipas saj kjo ka ardhur si pasojë e uljes së temperaturave.
“Muajn e kaluar ka qenë Gushtë edhe ka bërë më shumë vap, ndërsa tani kemi më shumë kërkesa për t’u vaksinuar nga të gjitha moshat”, u shpreh mjekja, e cila dontë të ishte anonim.
Ndërsa pyetjes se cila nga moshat është më shumë e interesuar për t’u vaksinuar, mjekja u përgjigjë se këtë javë prevalojnë të rinjtë, kryesishtë studentë.
“Një numër i madh studentësh është vënë re këtë javë pranë Qendrës Shëndetësore për të marrë vaksinën ant-Covid”, tha ndër të tjera ajo.
Por, nga ana tjetër Gazeta Shëndeti u interesua për të marr informacion mbi procesin e vaksinimit edhe nga studentët, ku një prej tyre pyetjes se pse nuk don ta marr vaksinën anti-Covid u përgjigj duke thënë se “nuk kam besim tek vaksina”.

“Nuk kam marrë asnjërën nga dozat e vaksinës. Jam në dilem ta bëj apo jo, por shkaku është se nuk dua ta bëj, pasi nuk kam besim tek vaksina. Duke pasur parasyshë ata çfarë kam dëgjuar në lajme. Thonë se ajo dëmton rëndë shëndetin, ka pasoja anësore”, u shpreh studentja e degës së Punëve Sociale.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë është bërë i detyrueshëm vaksinimi në vendin tonë për studentët dhe pedagogët, pa të cilën nuk mund të kthehen në auditore.
Kjo e fundit ka sjellë mjaft pakënaqësi në mbarë opinionin publik, ku për së dyti rradhazi studentët dhe pedagogët kryesishtë të Universitetit të Mjekësis kanë zhvilluar protesta në Sheshin Nënë Tereza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*