
Invalidët tashmë do të kenë mundësi të bëjnë plazh në hapësira publike të përshtatura vetëm për to.
Hapësira e dedikuar për ta është ndërtuar në Pogradec, ku personat me aftësi ndryshe të kenë mundësi të kenë akses në plazhe. Të pajisura me të gjitha elementet e përshtatshme për këtë kategori, që nga rruga për tu futur në ujë deri çadrat e loguara për këtë kategori shoqërore.
Një çift bashkëshortësh që kanë djalin me aftësi ndryshe shprehen se tashmë do e kenë më të lehtë të nxjerrin atë në plazh.
Krahas risisë, Pogradeci këtë sezon do të presë shumë turistë, kryesisht moshën e 3-të. Për to janë bërë gati 7 plazhe publike me të gjithë kushtet e nevojshme, ku qytetarët mund të gjejnë edhe çadra falas pa pasur nevojën e sigurimit të tyre. Plazhet do të jenë të pajisura me element sigurie dhe me kulla vrojtimi e roje bregdetare.
euronews.al
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve