
“Pak shi ra dhe shiko çfarë i ndodh pavioneve në QSUT. Tubacionet fusin të gjithë shiun brenda në pavion. Po në dimër çfarë mund të ndodhi?”
Ky është denoncimi që ka mbërritur mëngjesin e sotëm në redaksinë e “Pro Pacientit”. Ka mjaftuar një furtunë që pavionet në QSUT të katandisen kështu (shiko foton e mëposhtme). Edhe pse janë bërë disa herë plane për rikonstruksionin e godinës së 6-katëshit në QSUT, asgjë nuk ka ndryshuar. Pacientët vazhdojnë të marrin shërbim, në një ambjent me lagështirë, pllaka të thyera, krevate të ndryshkura e suva të rëna.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare.


PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve