Pas shumë përpjekjesh të shoqërisë civile dhe mjekëve, MSHMS zotohet sërish, Implanti koklear do të kryhet në shtet

Denisa Canameti

Qeveria premton sot ( sikurse në 2017-n) se për fëmijët me probleme dëgjimi, Implanti koklear do të kryhet në institucionet shtetërore. Procedura do të rimbursohet 100% nga shteti.

“Aparaturat janë siguruar. Kemi ekspertizën e duhur për ta realizuar si ndërhyrje,” u shpreh sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që janë realizuar 5 ndërhyrjet e para,pritet që brenda vitit të kryhen edhe 20 ndërhyrje të tjera.

Përmes një shkrimi investigues, të publikuar më 20 prill 2016, me titull “Qindra fëmijë rrezikojnë të mbeten shurdhë, shteti i braktis edhe pse duhet t’u sigurojë mjekim”, [1] shoqata Together for Life denoncoi për herë të parë mosrealizimin e implantit koklear në strukturat shtetërore, duke sjellë dëshmitë e familjarëve, pretendimet e institucioneve dhe fjalën e ekspertëve të fushës. Vite të gjata pritjeje për një operacion që shteti duhet ta ofrojë falas, por që në të vërtetë nuk e realizoi për vite me rradhë. Kjo ishte e vërteta e hidhur e fëmijëve që lindin me probleme të dëgjimit dhe duhet të realizonin implantin koklear.

Pas investigimit të kësaj çështje dhe bërjen publike të saj përmes disa artikujve invesigues Together for life ka pregatitur një dosje të cilën e ka dërguar në gjykatë duke iu drejtuar Gjykatës administrative me Kërkesë-padi, me anë të së cilës u kërkua konstatimi i diskriminimit të të miturit G. L., në formën e “Mohimit të një përshtatjeje të arsyeshme”, ndreqjen e pasojave përmes kryerjes së veprimeve administrative për sigurimin dhe vendosjen e Implantit Koklear tek i mituri dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar nga mosvendosja e pajisjes së Implantit Koklear.

Më 10.04.2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpalli vendimin me të cilin pranoi se nga mosveprimi i institucioneve të mësipërme shëndetësore është shkaktuar diskriminim i të miturit G. L., ka urdhëruar vendosjen e pajisjes së Implantit Koklear tek i mituri dhe shpërblimin e dëmit të llogaritur në masën 6 838 590 lekë”. Edhe pas apelimit të vendimit Gjykata Administrative e Apelit (Tiranë) la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, çka i hapi rrugë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor shumë pozitiv në favor të një shtetasi të mitur të diskriminuar për shkaqe të lidhura me sëmundjen e tij.

Ndërkohë që TFL kishte vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat shtetërorë, në 23 shkurt 2017 në shërbimin e ORL-së në QSUT, u bë i mundur realizimi me sukses i 3 ndërhyrjeve të para kirurgjikale. Mjekët premtuan se kjo procedurë do të vazhdojë rutinë. Por, në të vërtetë, që pas atyre ndërhyrjeve asnjë procedurë tjetër nuk u realizua.

Ndërkohë, në qershor të 2018-s, QSUT hap tenderin për Implantin Koklear. Dhe kur shpresa u rikthye për të miturit, kompanitë pretendente për tu futur në garë ankimuan procedurat e tenderit, derisa çuan në anullimin e tij. Per kete procedure tenderimi jane dhene 3 vendime te Komisionit te Prokurimit Publik, periudha e pezullimit te procedures ka qene nga 20-07-2018 deri ne 29-05-2019. Ku me pas tenderi eshte anulluar me arsyetimin se “Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit“.

Shoqata ‘Together for Life’ vazhdoi sërish përpjekjet!

Në tetor 2019, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, 3 dosje të reja janë pregatitur për tu dërguar në Gjykatë. Aktualisht, TFL vazhdon betejën ligjore për garantimin e të drejtës së të miturve për të përfituar nga procedura e implantit koklear.

Më 20.11.2019, shoqata ‘Together for Life’, ka ngritur këtë problematike në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Ku ka sjellë në vëmendje të deputetëve  se “Që nga viti 2014 deri sot nuk është realizuar asnjë implant, 3 të tillë kanë qenë me mbështetjen e jashtme, por janë realizuar në QSUT, çka konfirmon edhe kapacitet e QSUT-së për ta kryer këtë procedurë’.

Vetëm pak ditë më parë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,  janë kryer 5 implante kokleare. Pas komunikimeve zyrtare, TFL iu konfirmua se deri në fund të vitit do të kryhen edhe 20 implante të tjera. Ndërkohë procedura do të vazhdojë rutinë , ku çdo vit do të kryhen 25 implante kokleare.

*Implanti koklear  është një pajisje elektronike e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit. Personat që i nënshtrohen implantit mund të jenë fëmijë që kanë lindur me humbje të thellë të dëgjimit ose që e kanë humbur atë gjatë jetës për arsye të ndryshme, si për shembull infeksionet, medikamentet etj. Nga implantimi gjithashtu përfitojnë edhe të rriturit që e kanë humbur dëgjimin gjatë jetës për arsye të ndryshme.

[1] https://shendeti.com.al/skandaliqindra-femije-rrezikojne-te-mbeten-shurdhe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu