Pacientët me Parkinson, pa ilaçe. MSH: Kompania ishte gati të çrregjistronte barin

Pacientët që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit duket se nuk kanë mundur ta marrin medikamentin Madopar, për shkak se mungon në treg. Kjo mungesë është denoncuar në rrjete sociale nga një qytetar që shkruan se prej dy muajsh ilaçi “Madopar” mundon në çdo farmaci dhe të sëmurën me Parkinson janë në rrezik për jetën.

Qëllimi kryesor i trajtimit medikamentoz të sëmundjes së Parkinsonit është kontrollimi për kohë sa më të gjatë i simptomave, shtyrja për kohë sa më të gjatë e shfaqjes së komplikimeve të sëmundjes dhe evitimi i efekteve anësore të barnave.

Madopar, me rimbursim

Madopar është medikament në rimbursim, kostoja e të cilit për tu blerë nga vetë pacientët është relativisht e lartë.

Mjekët e familjes: Pati mungesë, prej javës së kaluar e kemi dhënë

Mjekët e familjes konfirmojnë që për një periudhë kohe nuk e kanë dhënë medikamentin Madopar. Të  pyetur nga Shëndet plus, për mungesën e këtij medikamenti dhe se si veprojnë në rastet kur një medicament nuk është në treg, përgjigjen:

“Nuk ka patur Madopar. Nuk kemi lëshuar receta për medikament. Kur nuk ka? Themi që nuk ka. Nuk shkruajmë dot receta. Sidomos kur është alternativë e vetme se nuk ka ku ta marrë dhe farmacia që ta rimbursojë”, shprehen mjekët.

Ministria e Shëndetësisë: Problem çmimi, e kemi zgjidhur

Të kontaktuar nga gazeta, burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë shprehen se janë në dijeni të kësaj mungese, por që është zgjidhur. “Po, jemi vënë në dijeni që ka patur një problem me medikamentin Madopar. Ministri i Shëndetësisë pasi u njoh me problematikën e mungesës së barit Madopar në treg, të përcjellë ditën e premte, më datë 14.07.2017 nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, urdhëroi ngritjen e një grupi pune për shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemit.

Mungesa e barit në treg vinte pasi Komisioni i Çmimeve të Barnave kishte vendosur ndryshimin(rritjen) e çmimit por ky ndryshim nuk ishte pasqyruar në të njëjtën kohë në listën e barnave të rimbursuara nëpërmjet një VKM qe duhej ta kishte dërguar për miratim Ministri në detyrë në kohën e ndryshimit të çmimit.

Ditën e martë me datë 18 Korrik 2017, Ministri i Shëndetësisë ka firmosur dhe dërguar për miratim në Kryeministri vendimin për reflektimin e ndryshimit të çmimit të barit Madopar në listën e barnave të rimbursuara.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave me daten 19.07.2017.

Kjo nënkupton që nuk ka asnjë pengesë që bari Madopar të gjendet në tregun farmaceutik

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*