Onkologjiku pa ilaçe, heshtja (e turpshme) institucionale

Sëmundja e së ëmës e ka përballur gazetarin Dritan Laci, me dyert e shërbimit të Onkologjisë. Ky shërbim është konsideruar kahera (por edhe investigimet e kanë treguar) se përbën një sfidë reale për këdo që duhet të futet aty. Mungesat në medikamente nuk kapërdihen lehtë për shkak se kostoja e tyre është shumë e lartë, për të mos thënë e papërballueshme. I gjendur në një situatë të tillë, ku medikamenti (kimiopreparati) ka munguar gazetari i ka shkruar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ka dërguar shkresa në të gjitha institucionet përgjegjëse.

Rasti është denoncuar fillimisht nga deputeti demokrat Bardh Spahia.

Në një postim Spahia i drejtohet ministres:   Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.

Pas denoncimit të deputetit, reagimet kanë qenë të menjëhershme, ku një nga më “pikantet” ishte aludimi se numri nuk është i Ministres Manastirliu (sikur ky të ishte shqetësimi real).

Menjëherë vetë gazetari ka reaguar me një status në facebook, ku shkruan: 

Miq të dashur! Pak vëmendje.

Më duhet të bëj një sqarim të nevojshem. Nuk doja ta beja publike këtë fakt por i detyruar nga rrethanat më duhet të jem korrekt. Mamaja ime vuan nga sëmundje e rëndë prej gati dy vitesh. Ajo kurohet me Interferon A në Spitalin Onkologjik në Tiranë.

Eshtë një vaksinë që merret në formë cutane (në lëkurë) të cilet i duhet ta bëjë cdo tri ditë. Cdo muaj paraqitemi pranë spitalit onkologjik për të marrë dozën e duhur të vaksinave. Kështu duhet të ishim paraqitur edhe këtë fundmuaji sipas planifikimit.

Por….Lajmi që na vjen është që vaksina nuk ka prej disa javësh. Sigurisht që kjo është shumë e rëndë. Sidomos kur në pikëpyetje vihet shëndeti i prindit. Gjatë gjithë këtyre diteve nuk kam lënë gur pa lëvizur për të siguruar medikamentin.

Kam folur me Drejtorinë e Spitalit, me zyrën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë; kam qënë te Fondi i Kujdesit të Sigurimit Shëndetësor; me kompaninë farmaceutike që merret me importin e ilacit; kam dërguar dy mesazhe në numrin që më kanë dhënë koleget të Ministres së Shëndetësisë; dhe rezultati është që Interferon A nuk ka. Pse nuk ka? Për mua pak rëndësi ka pse nuk është bërë tenderi. Për mua rëndësi ka shëndeti i njeriut tim.

Dikush në një media kishte shkruar qe ky nuk është numri i Ministres. Po ca rëndësie ka kjo nëse une kam trokitur në cdo derë edhe të Shëndetësisë dhe Interferon A nuk ka. E shpëton jeten e mamase sime qofte edhe kjo “ngatërresë”. Gjithsesi pas nje lufte disa ditore më në fund gjeta shprese….Medikamentin aq të nevojshem e gjeta falë disa njerëzve të mirë. Une nuk kam braktisur të tjerët në ditë të vështirë, për njerëzit e mi të afërt do kaloja edhe malet. Kjo është Shqipëria, ta gëzojme. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*