
“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”,- është një nga pikat e propozimeve të Edi Ramës, gjatë bisedës me drejtuesit e spitaleve në Kryeministri.
Gjatë kësaj bisede, me 31 korrik, Rama u kërkoi të gjithë drejtuesve të spitaleve rajonale që të japin dorëheqjen. Sipas kryeministrit, spitalet janë keqmenaxhuar nga drejtorët.
Nga kritikat e drejtpërdrejta e të papritura Rama, diferencoi drejtorët e spitaleve të Tiranës, duke lënë të kuptohet se ata nuk do ta japin dorëheqjen.
Por, ajo çfarë vihet re në shpalljen e konkursit në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, konkursi është i hapur edhe për Spitalet Universitare:
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Spitali Universitar i Traumës
Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni”
Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve