Nis proçesi i vaksinimit brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës. Zv. Rektori Kapaj: 70% e pedagogëve të vaksinuar

Desara Çela

Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka marrë iniciativën për të patur një qendër vaksinimi antiCovid brenda ambienteve të fakultetit për të bërë të mundur vaksinimin e studentëve të cilët do nisin vitin e ri akademik në këtë Universitet por edhe për ata të cilët janë në sezonin e vjeshtës.

Kjo qendër vaksnimi në UBT do qëndrojë e hapur për rreth 3-4 ditë, në këtë qendër të re tashmë në dispozicion janë vetëm dy vaksina; AstraZeneca dhe Sinovac, në preferencat e stdudentëve mbetet vaksnia Pfizer për tu bërë .

Në Universitetit Bujqësor të Tiranës është vaksinuar rreth 70% e stafit pedagogjik.

Në një intervsitë për gazetën “Shëndeti Online” Dr. Robert Dhima i cili është mjek tek Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë u pyet rreth mbarvajtjes së procesit të vaksinimit në këtë Universitet.

Megjithëse akoma nuk ka filluar zyrtarisht sezoni i ri mësimor pjesmarrja fillimisht në dukje ishte e mirë,  por me kalimin e orës së parë u zbeh. Sot u vaksinuan vetëm 10 persona, patëm nga stafi akademik, stafi mbështetës dhe nga studentët edhe pse këto ishin vetëm 3.

3 pedagogë ishin ato që kishin dozën e dytë ndërsa pjesa tjetër ishin që kishin dozën e pare, gjithashtu edhe studentët kishin dozën e parë të vaksinës.”-thotë mjeku

Pjesmarrjes kaq të vogël për tu vaksinuar kundër Covid-19  nga studentët mjeku Dr. Robert Dhima  ja vë “fajin” mosinformimit që në UBT ka nisur procesi i vaksnimit për studentët por pas nuk mbetet stepja ose frika nga bërja e vaksinës.

Ka edhe nga ato studentë të cilët kërkojnë të bëjë vaksinë Pfizer dhe jo dy vaksinat e tjera si Sinovac dhe AstraZeneca  të cilat janë në dispozicion tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.

I pyetur se cili është shkaku pse e kërkojnë me ngulm vaksinën Pfizer mjeku përgjigjet duke thënë:

“Nuk e di pse, por mendoj informimi më i mirë rreth asaj vaksine edhe pse për mua të gjitha janë njëlloj për aq kohë sa luftojnë virusin.”

Gazeta “Shëndeti online” kontaktoi me Zv.Rekorin (për Mësimin)Prof.Asoc. Ilir Kapaj për ta pyetur rreth mbarvjatjes së procesit të vaksinimit:

Sot ne kemi filluar procesin e vaksinimit në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës , sigurisht duke marrë informacion nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë por edhe nga daljet publike të Kryeministrit për procesin e vaksinimit, ne si struktura drejtuese e Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosëm që ti drejtohemi Ministrisë së Shëndetësisë për të na bërë të mundur sjelljen e një  skuadre të lëvizshme vaksinimi pranë ambjenteve të universitetit , pra ti jepnim mundësi studentëve të rinj që vijnë të regjistrohen për herë të parë në programet Bachelor (dihet tashëm që jemi në proces regjistrimi tek të gjitha universitetet )por edhe studentëve ekzistues në Universitetin Bujqësor të Tiranës të cilët janë në sezonin e provimeve të vjeshtës të vaksinohen. Për të bërë të mundur këtë shërbim kjo qendër tashmë është funksionale pranë ambienteve të Universitetit Bujqësor tek mjediset e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit”.-thotë Zv. Rektori Kapaj

Informimi i studentëve është bërë nëpërmjet adresave të tyre elektonike duke i vënë në dijeni që: Qendra e vaksinimit është e hapur nga ora 08:30-16:00. Gjithashtu ky informacion është publikuar në webin e universitetit dhe në faqen zyrtare në Facebook.

Është marrë një dakortësi nga Ministria e Shëndetësisë që grupi i vaksinimit do të qëndrojë pranë ambienteve tona 3-4 ditë, maksimumi deri ditën e premte. Ndërkohë jemi të angazhuar ti kërkojmë përsëri Ministrisë që në momentin kur ne të fillojmë vitin akademik normal, diku në javën e dytë të Tetorit ta kemi përsëri këtë qendër këtu”-shprehet Zv.Rektori Kapaj

Për sa i përket procedurave që duhet të ndiqet kur nje pedagog ose një student nuk pranon të vaksinohet akoma nuk ka një udhëzim të saktë në lidhje me këtë, edhe pse po bëhen përpjekje paraprake për të ndërgjegjësuar studentët për tu vaksinuar. Me kalimin e kohës mbeten për tu parë udhëzimet nga instancat përkatëse. Tashmë e vetmja gjë që dihet është që studentët duhet të jenë të vaksninuar.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë të vaksinuar rreth 70% e pedagogëve, por me hapjen e qendrës së vaksinimit pranë ambienteve të UBT u jepet mundësia edhe atyre që bëjnë pjesë tek  30% që ka mbetur pa vaksinuar që të vaksinohet.

Ky 30 % që ka mbetur pa vaksinuar ka patur një hezitim për efektet anësore të vaksinës, por jam i bindur që deri me datë 30 shtator do e kemi të gjithë stafin pedagogjik të vaksinuar. Për momentin në dijeninë time jemi i vetmi universitet që kemi lancuar këtë iniciativë për ti dhënë mundësinë studentëve në ambientet e universitetit për tu vaksinuar. Gjithashtu ja këshilloj edhe universiteteve të tjera të ndërmarrin këtë iniciativë sepse vaksinimi është zgjidhja e vetme në mënyrë që ne të dalim jashtë kësaj situate frustruese, të kësaj situate që na ka lënë të mos funksionojmë normal në jetën tonë të përditëshem, socile dhe familjare”.-shprehet Zv. Rektori Kapaj

Ka nisur sezoni i vjeshtës për studentët të cilët kanë provime të mbartura dhe do u duhet të rikthehen në auditoret e universitetit për ti bërë ato. Auditoret funksionojnë në bazë të një protokolli strikt anti-Covid, distancë midis studentëve në provim janë 1.5-2 m, mbajtja e maskës, dhe një numër I kufizuar studentësh në auditor, ku procesi i kryerjes së vaksinimit është shtyrë në tre fasha orari për të patuir sa më pak studentë në auditor. Akoma nuk kërkohet certifikata e vaksinimit ose bërja e një tamponi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*