Nis Konferenca Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente, profesorë dhe pjesëmarrës nga Evropa e SHBA

Ka nisur në Tiranë konferenca e parë e traumës dhe kirurgjisë emergjente. 14 Lektore te huaj nga ShBA, Austria, Italia, Greqia, Rumania, Slovenia, Turqia, Katari, Kosova dhe Maqedonia janë bërë pjesë e aktivitetit për të ndarë experiencat e tyre me auditorin.

Kryetari i shoqatës organizatore të kësaj konference Arben Dogjani u shpreh para të pranishmëve se ky takim bashkon profesionistët dhe studentët e mjekësisë nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe më gjerë.

Profesori i mjekësisë, shqiptaro-amerikani Rifat Latifi në rolin e presidentit të nderit të kësaj konference vlerësoi iniciativën për të bashkëndarë eksperiencat nga vende të ndryshme.

Në këtë organizim janë përfshirë gjithashtu edhe 12 shoqata te tjera me qëllime të njejta apo të përaferta. Konferenca po mbahet përgjatë 2 ditëve, në datat 10 dhe 11 nëntor, ndërsa pjesëmarrësit do të certifikohen me nga 18 kredite për pjesëmarrje në këtë organizim.

Organizimi i Konferencës së parë të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente është një bashkëpunim i Universitetit Mjekësor të Tiranës, Fakultetit të Mjekësisë, Universitetit “Aleksander Xhuvani ” Elbasan, ministrive përkatëse dhe shoqatave të përfshira./ProPacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*